Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen higjienike në Spitalin e Lezhës, duke e lidhur shqetësimin e tij me dëshirën e kryebashkiakut Pjerin Ndreu për një rikandidim të mundshëm në krye të Bashkisë Lezhë.
Qytetari thotë se kushtet higjienike në ambientet e spitalit janë shqetësuese dhe se në dritaret e tij shihen grumbuj mbeturinash, përfshirë edhe shiringa të hedhura në tokë.
Ai ngre gjithashtu shqetësimin për pagesa dhe ryshfete gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore, akuza të cilat kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse.
Në mesazhin e tij, qytetari shprehet se ka dashur t'ia adresojë drejtpërdrejt shqetësimin Pjerin Ndreut, por thotë se nuk ka marrë përgjigje dhe se komentet në rrjetet e tij sociale janë të mbyllura.
“Si duket, Pasqyra e Besës nuk po reflekton si duhet”, shkruan qytetari, duke ironizuar situatën.
Qytetari kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar kushtet higjienike në Spitalin e Lezhës dhe për të marrë masa nëse konstatohen shkelje.

