Lajme Zone
Spiropali, Majko, Veliaj/ Muçollari: Tre zëra që tregojnë mjerimin e Rilindjes
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spiropali, Majko, Veliaj/ Muçollari: Tre zëra që tregojnë mjerimin e Rilindjes

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka kome...

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka komentuar asamblenë e sotme të PS-së së Tiranës, duke veçuar 3 zërat kritik brenda saj.

Me anë të kësaj deklaratë, Muçollari i’u është referuar tre aktorëve politik, Elisa Spiropalit, Pandeli Majkos dhe Erion Veliajt.

Muçollari shkruan se, kupola drejtuese e PS-së është e zhytur në afera tronditëse dhe ka vetëm 3 zëra që shprehin një lloj kritike, se diçka nuk shkon. Sipas tij, kjo kritikë e tregon mjerimin e Rilindjes.

Reagimi i plotë: "Në një moment kur qeveria dhe kupola drejtuese e PS-së janë të zhytura në afera nga më tronditëset, kur gjendja brenda tyre është rënduar si asnjëherë tjetër nga protestat dhe pakënaqësia masive popullore, në Partinë Socialiste ka vetëm 3 zëra që shprehin një lloj kritike, se diçka nuk shkon. Elisa, Pandeliu dhe Veliaj, i cili ka motive edhe më personale.

Në gjithë atë asamble, apo grup parlamentar, apo në forume të tjera, krejt të tjerët bëjnë sehir dhe duartrokasin. Si mundet të mos ketë një dalje nga kjo kllapi, nga kjo dehje, dhe ngritje në nivelin e një qytetari të zakonshëm për të parë e kuptuar se kriza po thellohet sidomos nga heshtja e tyre? Gjithë rrethi i ngushtë i Edi Ramës është nën akuzë, arkat me para kapen ngado, miliona donte dhe shefja e SHISH-it, e lidhur me krimin, veprat penale të secilit janë dyshifrore, shantazhojnë e përndjekin njëri-tjetrin dhe sërish, në PS askush nuk pipëtin.

Të gjithë janë dakord?! Kjo nuk është sjellja e një force politike, por e një familjeje mafioze. Koza Nostra mund të operojë në këtë mënyrë. Po edhe aty me siguri ka më shumë kode e rregulla. Ka një lloj eksitimi pas letrave të Veliajt, qëndrimeve të Spiropalit apo një gjysmë fjalie të Majkos. Por është e trishtueshme se si, para kësaj drame, një parti politike nuk gjen më shumë se 3 zëra për ndërgjegjen e saj. Për të mos thënë më tej, që të reflektojnë përtej gardhit të tyre, për kostot që po i shkaktojnë vendit. Mjerim!"./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.