Lajme Zone
Spiropali godet Ballukun, por kursen Ramën; rebelim apo negociatë brenda PS-së?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spiropali godet Ballukun, por kursen Ramën; rebelim apo negociatë brenda PS-së?

Dalja publike e Elisa Spiropalit mbrëmë në emisionin “Top Story” ka nxjerrë në pah një tjetër dimension të përplasjes së saj me drejtimin e Partisë Socialiste. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme foli hapur për Belinda Ballukun, të cilën e konsideroi si modelin më të keq të qeverisjes brenda forcës së saj politike, ndërsa kërkoi një reformim të thellë të PS-së, nisur nmga mënyra s

Dalja publike e Elisa Spiropalit mbrëmë në emisionin “Top Story” ka nxjerrë në pah një tjetër dimension të përplasjes së saj me drejtimin e Partisë Socialiste. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme foli hapur për Belinda Ballukun, të cilën e konsideroi si modelin më të keq të qeverisjes brenda forcës së saj politike, ndërsa kërkoi një reformim të thellë të PS-së, nisur nmga mënyra se si është përqendruar pushteti në një njeri të vetëm.

Megjithatë, në qëndrimin e saj u vu re një kontradiktë politike. Konkretisht, ndërsa goditi modelin e përfaqësuar nga Balluku, Spiropali shprehet se vijon t’i besojë Edi Ramës për vizionin e tij për Shqipërinë, që indirekt ndau kështu përgjegjësinë e kryeministrit nga ajo e njerëzve që kanë ushtruar pushtet në qeverinë e tij. Gjatë bisedes, Spiropali thumboi vazhdimisht Ballukun me mënyrën se si është ushtruar pushteti brenda PS-së, madje, kur tha se kur pushteti personalizohet deri në atë pikë sa nuk ka më filtra dhe kontrolle brenda partisë, mungon guximi për të ngritur problematikat në forume dhe vendimmarrja përfn në telefonata, mesazhe dhe zgjedhje personale.

“Nuk mund të legjitimoja një model në PS i cili kishte marrë përfitime të pamerituara”, deklaroi ajo, teksa shpjegoi edhe arsyen e mosvotimit për kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut. Spiropali godet Ballukun: Modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike

19 Nëntor, 22:48 Por, përtej sulmit ndaj ish-zëvendëskryeministres, vetë deklaratat e Spiropalit ishin të dyshimta sa i takon përgjegjësisë politike të Edi Ramës.

Siç dihet, Balluku nuk ka qenë një figurë e shkëputur nga qeverisja socialiste, por një prej njerëzve më të rëndësishëm të kabinetit, me poste të larta dhe ndikim në vendimmarrje.

Dhe për këtë arsye, kritika ndaj modelit që ajo përfaqëson nuk mund të ndalet vetëm te emri i saj sepse nëse problemi qëndron te përqendrimi i pushtetit, mungesa e kontrolleve dhe vendimmarrja përmes lidhjeve personale, shtron natyrshmëm pyetjen se çfarë përgjegjësie ka kryeministri Rama që ka drejtuar këtë qeveri dhe ka përcaktuar përbërjen e saj.

Këtu qëndron edhe paradoksi i qëndrimit të Spiropalit, pasi gjatë intervistës ajo u shpreh se i ka besuar dhe vijon t’i besojë Edi Ramës për vizionin e tij për transformimin e Shqipërisë dhe integrimin europian. Ajo madje kujtoi se ka bërë beteja politike në mbështetje të tij dhe të qeverisë, edhe kur nuk kishte përfitime të lidhura me pushtetin. Pra, ndërsa e cilëson Ballukun si modelin më të keq të qeverisjes në PS, Spiropali ruan një vlerësim pozitiv për kryeministrin, duke e ndarë vizionin e tij nga mënyra se si është ushtruar pushteti në praktikë. Është pikërisht kjo ndarje e përgjegjësisë mes Ramës dhe njerëzve të tij në qeveri ajo që e bën të paqartë natyrën e kësaj përballjeje. Nëse Balluku është produkt i një modeli që duhet të ndryshojë, siç shprehet Spiropali, atëherë ndryshimi nuk mund të kufizohet vetëm te largimi apo kritika ndaj një figure të vetme.

Pra, në vend që ta vendosë drejtpërdrejt Ramën përballë përgjegjësisë për këtë model, ajo vijon të mbrojë vizionin e tij, duke lënë të hapur pyetjen nëse kërkon ndryshimin e sistemit apo vetëm të mënyrës se si ai funksionon.S.Gj/ Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm