Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“Spiropali dhe Veliaj po gjejnë shkaqe për të ikur nga PS”/ Leka: Janë në fund të karrierës politike


Analisti Martin Leka thotë se Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj më shumë po gjejnë arsye për të ikur nga PS, sesa për të qëndruar.

Analisti Martin Leka thotë se Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj më shumë po gjejnë arsye për të ikur nga PS, sesa për të qëndruar.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Leka u shpreh se të dy janë në fund të karrierës politike.

“Është një situatë, e cila tashmë është e qartë. Në PS, të gjithë anëtarët duhet të kuptojnë që partia është bashkim vullnetar, që i nënshtrohet një disipline të hekurt. Duhet të matësh mirë që ky vullnetarizëm nuk është liri e plotë. Duhet të zbatosh rregullat e partisë. Unë mendoj që është një luftë q qartë, e hapur, ku deri tani dy eksponentë të rëndësishëm të PS, Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj, po gjejnë më shumë shkaqe për të ikur nga PS, sesa arsye për të qëndruar. Sidomos në rastin e Spiropalit, duhet patur parasysh e gjithë rruga që ka bërë për të ardhur në PS. Është një karriere, jo e ngritur në bazë të meritokracisë, por vullnetit të mirë të Ramës, për të thirrur njerëz në PS. Këta dy persona kanë pasur një aktivizëm, “Mjaft”. Karriera politike e Spiropalit dhe Veliajt është në fundin e saj”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet martin leka