Lajme Zone
Spektakël në “Selman Stërmasi”, Tirana dhe Elbasani ndajnë pikët në një barazim me katër gola
SportTop Channel

Spektakël në “Selman Stërmasi”, Tirana dhe Elbasani ndajnë pikët në një barazim me katër gola

Tirana dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në javën e pestë të Superiores, pas një ndeshjeje me katër gola në “Selman Stërmasi”.

Tirana dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në javën e pestë të Superiores, pas një ndeshjeje me katër gola në “Selman Stërmasi”. Përballja përfi 2-2, me Redon Xhixhën që ishte protagonist absolut për bardheblutë, duke shënuar të dy golat e skuadrës së tij.

Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve, pasi Tirana nuk arriti të konvertonte në kohë me gjobë pjesën e mbetur të dënimit.

Miqtë e nisën më mirë takimin dhe gjetën golin e parë në minutën e 23-të. Nikaj depërtoi në zonë dhe pasoi në qendër, ndërsa Ndong, në përpjekje për të larguar topin, e devijoi atë në portën e tij.

Tirana reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë erdhi barazimi. Kish harkoi nga e djathta dhe Redon Xhixha, i vetëm në zonë, goditi me kokë duke mposhtur Aleksovskin për 1-1.

Elbasani nuk u tremb dhe në minutën e 37-të riktheu avantazhin. Mazari shmangu pozicionin jashtë loje, kaloi edhe Bekajn dhe nga e majta dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të Elbasanit.

Tirana e nisi pjesën e dytë në kërkim të golit dhe në minutën e 54-t gjeti atë që kërkonte.

Një aksion i bukur në krahun e djathtë përfi me pasimin e Ilievskit për Xhixhën, i cili nuk gaboi përballë portës dhe shënoi golin e dytë personal, duke vendosur rezultatin në 2-2.

Pas barazimit, bardheblutë patën disa mundësi të mira për të përmbysur ndeshjen.

Rasti më i madh për Tiranën erdhi në minutën e 78-të. Xhixha ishte shumë pranë tripletës, teksa goditja e tij nga kufijtë e zonës u ndal nga shtylla.

Edhe Elbasani pati mundësi në minutat e fundit, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores.

Në fund, Tirana dhe Elbasani ndanë pikët me rezultatin 2-2.

Tirana 2-2 Elbasani

30′ Xhixha, 54′ Xhixha / 23′ Ndong (autogol), 37′ Mazari Top Channel