Lajme Zone
Specialja në Kosovë ngre akuza për vrasjet masive në familjen Jashari në Prekaz
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Specialja në Kosovë ngre akuza për vrasjet masive në familjen Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes dhe masakrimit të familjes Jashari.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes dhe masakrimit të familjes Jashari. “Sot kemi dorëzuar një aktakuzë që lidhen me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharajve në Prekaz. Aktakuza bazohet në prova”, ka deklaruar kryeprokurori Blerim Isufaj. Aktakuza është dorëzuar 28 vjet pas ngjarjeve të marsit të vitit 1998, kur forcat serbe sulmuan familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt. Sulmi, i zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars 1998, la të vrarë 55 persona, përfshirë 22 anëtarë të familjes së ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Akuza familja Jashari