Lajme Zone
SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi

Pas tri dekadash largësi, në Itali e Greqi, një familje emigrantësh shqiptarë ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të veçantë për t'u rikthyer në rrënjët e tyre. Ata kanë sfiduar mallin dhe frikën, duke përjetuar një aventurë rafting në një itinerar prej 12 kilometrash përgjatë Luginës të Drinit të Zi, nga Shupenza deri tek Ura e Luznisë.

Janë larguar rreth 30 vite më parë nga Shqipëria. Vite të gjata emigracioni në Itali e Greqi. Vite të mbushura me punë, sakrificë, integrim në shoqëri të huaja, por mbi të gjitha... me një mall që nuk u shuha kurrë. Sepse ka një gjë që as vitet, as kilometrat dhe as suksesi në dhe të huaj nuk e zbehin dot: dashurinë për tokën ku ke lindur. LEXO edhe...Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar "Palmyra" Këtë herë, familja Jangulli ka zgjedhur të kthehet në Dibër. Jo thjesht për një vizitë të zakonshme te njerëzit e zemrës, por për të zbuluar një Shqipëri që ndoshta nuk e kishin parë kurrë në këtë formë. “S’ka si vendlindja”, thotë Albina Jana e cila jeton prej 30 vitesh në Greqi. “Vijmë nga Italia. Jetojmë prej vitit 1991 në Itali. Sot do të provojmë këtë eksperiencë të re. Rafting në Drinin e Zi”, shprehet Valteri. Eksplorimi i dëshirave të reja nis pikërisht këtu, në bregun e Drinit të Zi. Përpara se aventura të fillojë, siguria është e para. Grupi bëhet gati për rafting duke veshur pajisjet e përshtatshme nën kujdesin e guidës profesionale, Besjan Zhuta. Ai shpjegon me detaje çdo lëvizje dhe rregull që duhet ndjekur gjatë lundrimit. Për shumë nga pushuesit, kjo është hera e parë. Emocionet dhe ankthi i fillimit janë të dukshme. “Familja ime do ta provojë, ndërsa unë kam frikë. Do t’i pres këtu në breg kur të mbarojnë udhëtimin”, thotë Albina Jana. Por magjia e këtij udhëtimi qëndron te thyerja e kufijve personalë. Madje, edhe Malvina ka vendosur që sot të mposhtë frikën e saj dhe t'i dorëzohet lumit. “Edhe unë kam pak frikë por ndjehem e lumtur që kam vendosur ta provoj. Më pëlqen shumë adrenalina”, tregon Malvina. Gomonia zbret në ujë dhe me të, edhe e gjithë adrenaline e mbledhur. Këshillat e fundit të guidës profesioniste tregojnë se si duhet të qëndrojnë në gomone dhe si të lëvizin lopatat në sinkron. Përpara tyre shtrihet një itinerar prej 12 kilometrash në rrjedhën e Drinit të Zi – një udhëtim që nis nga Shupenza e përfn tek Ura e Luznisë. Rreth dy orë e gjysmë aventurë e pastër. Segmenti që po përshkon familja Jangulli, ofron një nga pamjet më të virgjëra të luginës. Këtu, rrjedha e lumit gjarpëron përmes fshatrave tradicionalë dibranë, ku natyra ka mbetur e paprekur nga dora e industrializimit, duke u ofruar vizitorëve një kombinim të shkëlqyer të aventurës dhe qetësisë absolute. Drini i Zi di të jetë bujar me qetësinë e tij, por edhe sfidues. Gjatë udhëtimit, grupi përjeton momente të forta adrenaline, veçanërisht gjatë kthesave ku rryma e ujit bëhet më e egër dhe kërkon forcën e të gjithëve. Drini i Zi nuk është thjesht një lumë; ai është arteria jetësore e Shqipërisë verilindore. Me një gjatësi totale prej rreth 149 kilometrash, ai buron nga Liqeni i Ohrit në Maqedoninë e Veriut dhe hyn në territorin shqiptar pranë Peshkopisë, duke u bashkuar më pas me Drinin e Bardhë në Kukës për të formuar lumin Drin. Lugina e Drinit të Zi në zonën e Dibrës shquhet për mikroklimën e saj të pasur, ku ndërthuren kanionet e ngushta shkëmbore me tarracat pjellore bujqësore. Ky lumë krijon një ekosistem unik, shtëpi e shumë llojeve të peshqve si trofta e lumit, dhe një pikë strategjike për zhvillimin e ekoturizmit dhe sporteve ujore si rafting. Por pas çdo sfide, lumi të fal paqe. Ndalesat e shkurtra shërbejnë për të shijuar një peizazh që të lë pafrymë dhe për t'u freskuar në ujin e ftohtë e të pastër të lumit. Kjo nuk është thjesht një xhiro sportive; është një udhëtim emocional drejt rrënjëve dhe bukurive të fshehura të Dibrës. Tashmë që udhëtimi mbaroi të gjithë anëtarët e dy familjeve dibrane së bashku me dy anëtarët më të vegjël të grupit eksplorues u shprehen të kënaqur që realizuan dëshirën e kësaj ekperience të mbushur me emocione. Sepse për ta Shqipëria nuk është vetëm vendi ku kthehesh sa për të takuar familjen e për t'u larguar sërish. Është vendi që të pret gjithmonë krahëhapur. Është kujtimi i fëmijërisë, gjuha që flasim, aroma e shtëpisë së vjetër dhe peizazhi që mbetet i skalitur në zemër. P.J/ReportTv.al besjan zhuta emigrantet drini i zi Diber rafting Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6468 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?