Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen domosdoshmërisht.
Ngjela shprehet se e vetmja zgjidhje në këtë krizë që mund të shkatërrojë Tiranën dhe Shqipërinë është dorëheqja e Ramës.
Avokati thekson se përpara Shqipërisë, kryeministri që nuk dëgjon zërin e popullit që është në marshim qytetar kundër tij, por pranon shkatërrimin e Shqipërisë, është në fakt një kryeministër kundër Shqipërisë.
Ai nënvizon se nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen, dhe shkatërrimi i Shqipërisë vijon të thellohet, SPAK duhet të ngrejë menjëherë akuzën penale kundër kryeministrit Edi Rama, dhe t'i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë arrestimin e kryeministrit Edi Rama.
Deklarata e Spartak Ngjelës
Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen!
Gjendja politiko shoqërore sot në Shqipëri, është shumë e rëndë. Shqiptarët masivisht dhe me forcë po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen domosdoshmërisht!
Kjo është e vetmja zgjidhje në këtë krize, e cila mund të shkatërrojë Tiranën dhe Shqipërinë.
Përse i duhet posti i kryeministrit Edi Ramës?
Shqiptarët po shkojnë në dhunë shkatërruese duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Po Rama?
Duhet të japë dorëheqjen!
Nuk ka rrugë tjetër !
Përpara Shqipërisë, kryeministri që nuk dëgjon zërin e popullit që është në marshim qytetar kundër tij, por pranon shkatërrimin e Shqipërisë, është në fakt një kryeministër kundër Shqipërisë...
Nëse kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqjen, është në loje antishqiptare për shkatërrimin e Shqipërisë në qytetet e mëdha të saj - kjo është e kuptueshme.
Nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen, dhe shkatërrimi i Shqipërisë vijon të thellohet, SPAK duhet të ngrerë menjëherë akuzën penale kundër kryeministrit Edi Rama, dhe t'i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë arrestimin e kryeministrit Edi Rama.
Sepse SPAK duhet tê kryejë detyrën e shenjtë në mbrojtje të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

