Lajme Zone
Spanjë/ Autoritetet godasin grupin kriminal shqiptar që grabisnin banesat!
BotëReport TV

Spanjë/ Autoritetet godasin grupin kriminal shqiptar që grabisnin banesat!

Për të kryer grabitjet, ata zgjidhnin shtëpi individuale në zona rezidenciale dhe hynin përmes dyerve ose dritareve, duke përdorur metodën e “resbalón”, pra një teknikë për hapjen e derës pa e thyer domosdoshmërisht bravën.

Autoritetet spanjolle kanë goditur një grup kriminal si autorë të dyshuar të grabitjes së disa banesave. Për të kryer grabitjet, ata zgjidhnin shtëpi individuale në zona rezidenciale dhe hynin përmes dyerve ose dritareve, duke përdorur metodën e “resbalón”, pra një teknikë për hapjen e derës pa e thyer domosdoshmërisht bravën. LEXO edhe...Jo vetëm dekor! Pyll urban për të luftuar vapën, mbi 1.5 milionë pemë të mbjella në Madrid Grupi kriminal pas grabitjeve të kryera kthehej në Shqipëri me sendet e vjedhura. Artikulli i plotë: Agjentët e Gardës Civile spanjolle, në kuadër të operacionit “Hábitat Bucle”, kanë arritur të shpërbëjnë një organizatë kriminale me bazë në San Sebastián de los Reyes dhe San Agustín del Guadalix. Grupit i atribuohen disa vjedhje me forcë në banesa në Madrid dhe në Toledo, konkretisht në Boadilla del Monte, Villanueva de la Cañada, Torrelodones, Las Rozas, Majadahonda, Griñón, Paracuellos del Jarama, Pozuelo de Alarcón dhe Esquivias. Bëhet fjalë për një grup kriminal, i cili udhëtonte rregullisht drejt Spanjës për të zhvilluar “fushatat kriminale” dhe më pas kthehej në vendin e tij, në këtë rast Shqipëri, me sendet e grabitura. Më herët, grupi kishte kryer edhe fushata të tjera kriminale në Spanjë. Për të kryer grabitjet, ata zgjidhnin shtëpi individuale në zona rezidenciale dhe hynin përmes dyerve ose dritareve, duke përdorur metodën e “resbalón”, pra një teknikë për hapjen e derës pa e thyer domosdoshmërisht bravën. Grabitja kryhej brenda vetëm pak minutash. Hyrjet në banesa zakonisht ndodhnin në orët e vona të pasdites. Dy nga anëtarët hynin në banesë për të marrë sendet me vlerë, ndërsa i treti qëndronte jashtë, në një automjet, duke ruajtur zonën. Ky nuk është i vetmi grup kriminal që është shpërbërë së fundmi nga Garda Civile. Një tjetër organizatë kriminale itinerante, me origjinë nga Gjeorgjia, është shpërbërë gjithashtu. Në këtë rast, organizata kishte bazë në Coslada dhe akuzohet për grabitje me forcë në banesa në Tres Cantos, Rivas-Vaciamadrid, Arganda del Rey dhe Valdemoro. Grupi përbëhej nga tre persona dhe vepronte në pallate shumëkatëshe të ndodhura në zona rezidenciale të klasës së mesme. Njëri prej tyre ishte përgjegjës për kontrollin e banesave. Ai vendoste shenja në dyert e apartamenteve për të kuptuar nëse banesa ishte e banuar apo jo. Pasi siguroheshin se brenda nuk kishte njeri, përdornin metoda të ndryshme për të hapur bravat, si bumping, përdorimi i veglave për hapjen e bravave ose impresioning, në varësi të llojit të bravës. Më pas hynin në banesë dhe vidhnin sende me vlerë, si bizhuteri, orë, çanta dhe para cash. Ky grup kishte veçantinë se kryente grabitjet gjatë orëve të mëngjesit, duke arritur të kryente deri në dy ose tre grabitje brenda një dite. Mënyra e veprimit ishte që dy persona, gjithmonë një burrë dhe një grua, hynin në ndërtesë, ndërsa anëtari i tretë qëndronte jashtë dhe kontrollonte për çdo shenjë të pranisë së policisë. Me këto dy operacione, numri i grupeve kriminale të specializuara në këtë lloj aktiviteti që Garda Civile ka shpërbërë gjatë vitit 2026 arrin në 7. Në total, janë arrestuar 26 persona në vende të ndryshme dhe janë zbardhur 120 grabitje./ Cadena Ser Xh.K/ReportTv.al spanje grabitje Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.5% Jo 51.5% I/e dyzuar 7% Vota total: 4158 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?