Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Spanja fitoi Kupën e Dytë të Botës, momenti kur Trump i dorëzon trofeun Rodrit (VIDEO)


Ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të Kupës së Botës u zhvillua në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.

Spanja fitoi Kupën e Botës FIFA 2026, duke mundur Argjentinën. "La Roja" triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas 120 minutash lojë në finalen e madhe të Botërorit 2026, duke fituar për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror dhe duke i dhënë fund mbretërimit të Argjentinës. Me Lionel Mesin në njërën anë dhe brezin e ri të artë të Spanjës në anën tjetër, sfida u vendos vetëm në kohën shtesë. Pas përfundimit të finales, ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të Kupës së Botës u zhvillua në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI. LEXO EDHE:Botërori 2026/ Gjuajtjet në portë dhe kartonët e kuq, Argjentina e mbyll me rekorde negative! Scaloni: Do largohem nga kombëtarja Medaljet iu shpërndanë finalistëve, ndërsa trofeu i Kupës së Botës iu dorëzua kapitenit të Spanjës, Rodri nga presidenti amerikan Donald Trump, mes festës së madhe të futbollistëve dhe tifozëve spanjollë. Trump e ndoqi ndeshjen i mbrojtur nga një xham antiplumb, pjesë e protokollit të sigurisë që zbatohet për presidentin amerikan në ngjarje publike me pjesëmarrje të lartë. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Spanja SHBA Boterori 2026 donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 68.6% I gabuar 22.5% Nuk e di 8.9% Vota total: 236 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?