Spanja zgjati në 41 ndeshje ecurinë pa humbje, ndërsa në Ligën e Kombeve regjistroi fitoren e tretë radhazi në grup.
Iberikët mposhtën Çekinë me rezultatin 3-1 në një përballje të dominuar prej tyre. Lamine Yamal zhbllokoi sfidën që në minutën e 6-të duke kaluar spanjollët në avantazh.
Mesfushori Rodri dyfishoi shifrat në minutën e 35-të pas një aksioni të mirëorganizuar.
Çekët u përpoqën të hapnin ndeshjen me golin e Slamës në pjesën e dytë, por Merino vulosi shifrat në 3-1.
Në Ligën B, Zvicra po zhvillon një ecuri të shkëlqyer duke arritur fitoren e tretë pas përmbysjes 2-1 ndaj Sllovenisë.
Në të njëjtin grup, Maqedonia e Veriut pësoi humbjen e tretë radhazi përballë Skocisë me shifrat 0-2. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

