Lajme Zone
SPAK-u zgjohet për pagat e veta, por fle mbi dosjet e Gentian Kerit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK-u zgjohet për pagat e veta, por fle mbi dosjet e Gentian Kerit

Përveç kallëzimit, SPAK-u po verifikon edhe dëshminë e një drejtueseje të Thesarit të Shtetit. Ajo ka deklaruar se Gentian Keri e ka kërcënuar dhe urdhëruar të bllokonte pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gentian Keri / Sekretari i Përgjithshëm i Financave u mor menjëherë në pyetje për bllokimin e pagave të magjistratëve, ndërsa kallëzimet për tenderë, falsifikime dhe miliona euro abuzime vazhdojnë të presin në sirtar... Të premten, SPAK-u mori në pyetje Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri. Prokurorët e thirrën në kuadër të kallëzimit penal që 18 drejtues gjykatash dhe përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve depozituan më 10 shtator 2026 për bllokimin e pagave të magjistratëve.

Përveç kallëzimit, SPAK-u po verifikon edhe dëshminë e një drejtueseje të Thesarit të Shtetit. Ajo ka deklaruar se Gentian Keri e ka kërcënuar dhe urdhëruar të bllokonte pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas informacioneve, Keri u ka thënë prokurorëve se urdhri për bllokimin e pagave mbështetej në ligj. Ai ka mohuar se ka kërcënuar zyrtaren e Thesarit.

SPAK-u ka kompetencë ta hetojë këtë çështje, pasi Gentian Keri mban një funksion të lartë në administratën publike. Megjithatë, shpejtësia me të cilën Prokuroria e Posaçme veproi për pagat e magjistratëve bie në kontrast me heshtjen e saj për kallëzimet e mëparshme ndaj Kerit.

Emri i tij figuron prej vitesh në disa dosje të depozituara në SPAK për periudhat kur ka mbajtur funksione drejtuese në ministri dhe institucione qendrore. Kallëzimet përmbajnë akuza për shpërdorim detyre, korrupsion me fondet publike, shkelje të barazisë në tenderë, fryrje fiktive të fondeve limit dhe falsifikim dokumentesh.

Çështjet lidhen me detyrat që Gentian Keri ka ushtruar në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Komisionin e Prokurimit Publik dhe Bashkinë e Tiranës.

SPAK-u e mori në pyetje për bllokimin e pagave të magjistratëve, por nuk ka njoftuar ndonjë procedim penal ndaj tij për kallëzimet që lidhen me veprimtarinë financiare dhe administrative gjatë viteve 2014-2026.

Dosjet e Gentian Kerit që presin përgjigje nga SPAK-u:

· Favorizim të kompanive private në katër tenderë, me vlerë rreth 24 milionë euro, gjatë periudhës kur drejtonte Komisionin e Prokurimit Publik.

· Korrupsion dhe falsifikim dokumentesh në tenderë, ankande, licenca, kontrata koncesionare, leje transporti dhe projekte investimesh, gjatë detyrës si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.

· Favorizim në tenderët për projekte rrugore dhe investime të tjera publike, me një dëm të pretenduar prej 43 milionë eurosh, gjatë ushtrimit të detyrës në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

· Abuzime me tenderët, pasuritë shtetërore, lejet minerare, puset e naftës, koncesionet dhe projektet e investimeve, gjatë detyrës si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë.

· Përfshirje në dosjen hetimore të koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, për fshehje dhe manipulim të të dhënave pas ankesave të kompanive të skualifikuara.

· Abuzime të dyshuara me tenderët në Bashkinë e Tiranës, gjatë drejtimit të sektorit të prokurimeve dhe më pas si nënkryetar i bashkisë, nga korriku 2025 deri në janar 2026.

SPAK-u nuk ka sqaruar se në cilën fazë ndodhen këto kallëzime dhe nëse ka regjistruar procedime penale. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme reagoi menjëherë sapo çështja preku pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas çdo denoncimi, Edi Rama e ka transferuar Gentian Kerin në një tjetër funksion të lartë. Në janar 2026, kryeministri e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, detyrë që Keri vazhdon ta mbajë./Pamfletigentian keri spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Misteri i daljeve dhe takimeve të fshehta të Erion Veliajt: Kallëzim ndaj drejtorit të paraburgimit të Durrësit 13 Nëntor 2026, 13:2513:25Dosja e zezë Kreshnik Bajraktari, “ustai” i Blendi Gonxhes që u hodh nga “prehri” i Lulzim Bashës tek transportet duke ndjekur paratë dhe pastruar dosjet 13 Nëntor 2026, 12:4212:42Dosja e zezë Nga tenderët, te lejet e ndërtimit dhe gjobat, Bashkia e Durrësit çerdhe aferash; privati akses të plotë në sistemin e taksave 12 Nëntor 2026, 16:0716:07Dosja e zezë Vilat në jug të Lorena Goxhobellit dhe hija e Ergys Agasit mbi Kadastrën; pazaret e pronave në Vlorë 11 Nëntor 2026, 18:3618:36Dosja e zezë Universiteti i Shkodrës në kthetrat e paligjshmërisë: Kush po e mbron rektoren e komanduar dhe pse hesht Mirela Kumbaro? 11 Nëntor 2026, 15:2015:20Dosja e zezë Kumbaro dhe Gonxhja, buldozerët e trashëgimisë kulturore; si masakruan monumentet nga Jugu në Veri 10 Nëntor 2026, 20:3920:39Dosja e zezë