SPAK / Me Vendimin nr. 563, datë 15 korrik 2026, kryeministri autorizoi ministrin Toni Gogu të lidhë kontratë pa garë me kompaninë 'G37 Chambers'; e njëjta kompani që në 2024 mori 11.2 milionë euro për të njëjtin shërbim, por pa raportuar asgjë. Objekti i kontratës: analizimi i raportimit dhe shkëmbimi i informacionit të SPAK-ut, Prokurorisë, policisë dhe EUROPOL-it, me depozitim te ministri i Drejtësisë... Paralelisht me komisionin parlamentar, ose më saktë komisionin patronazhist "Xhafaj" për të zbuluar aktivitetin konfidencial të SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë, kryeministri Edi Rama ka desantuar brenda tyre edhe një kompani private britaniko-spanjolle. Bëhet fjalë për kompaninë klienteliste "G37 Chambers", të cilën kryeministri Edi Rama e ka përzgjedhur personalisht e pa garë, gjoja për të ndjekur zbatimin e rekomandimeve prioritare të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2026 .
Me Vendim Nr. 563, datë 15.7.2026, të futur në fuqi menjëherë, kryeministri Edi Rama ka autorizuar Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, të negociojë dhe lidhë me kompaninë e huaj "G37 Chambers" kontratë shërbimi pa ankand dhe pa publikuar vlerën e kontratës .
Objekti i kësaj kontrate përmban edhe 2 shqetësime që tejkalojnë konsulencën dhe futen në veprimtarinë sekrete të SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Posaçme dhe policisë e bashkëpunimit me EUROPOL, FBI e DEA, në luftën kundër krimit, konkretisht:
1. Vlerësimin dhe analizimin e formateve tip, të platformave apo të mjeteve dhe formave të tjera, të miratuara për mënyrën e raportimit dhe mbledhjen e informacionit.
2. Bashkëpunimin dhe bashkërendimin efektiv ndërinstitucional, përfshirë përmirësimin e mekanizmave të raportimit dhe të shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve përgjegjëse në luftën kundër kriminalitetit, me depozitim informacioni te Ministri i Drejtësisë.
Këtë kontratë private me kompaninë "G37 Chambers", për të kontrolluar aktivitetin konkret konfidencial të organeve të drejtësisë, kryeministri Edi Rama e ka servirur si "bashkëpunim të ri dhe standard europian" për konsultimin e organeve të drejtësisë.
Por faktikisht, është vazhdim i një kontrate ekzistuese me kompaninë britaniko-spanjolle "G37 Chambers", të cilën kryeministri Edi Rama e ka katapultuar privatisht brenda drejtësisë nëpërmjet ministrit të Drejtësisë që ishte dhe këtij që është aktualisht, për të zbuluar se çfarë po bën SPAK-u dhe organet e tjera të luftës kundër krimit. Lidhjen e kontratës së parë mes ministrit të Drejtësisë dhe kompanisë "G37 Chambers", kryeministri Edi Rama e ka urdhëruar me Vendim Nr. 402, datë 19 qershor 2024 dhe e ka paguar 11.2 milionë euro, por nuk ka asnjë raport për aktivitetin me Ministrinë e Drejtësisë, SPAK-un, GJKKO-në, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Shtetit.
Dhe Vendimi Nr. 563, datë 15 korrik 2026, ka të njëjtin objekt kontrate, për shërbim konsulence lidhur me zbatimin e rekomandimeve për luftën kundër krimit, por është mbajtur e fshehtë vlera që qeveria do t'i paguajë kompanisë së saj klienteliste "G37 Chambers". Këtë kompani, ai e ka ngarkuar me mision për të zbuluar se me çfarë hetimesh po merret SPAK, Prokuroria dhe Policia, dhe çfarë dosjesh u dërgojnë EUROPOL-it, FBI-së, DEA-së e agjencive të tjera; dosje që kompania "G37 Chambers" do t'ia dorëzojë Ministrit të Drejtësisë e prej andej te Edi Rama .
Teksa SPAK po heton një numër gjithnjë e më të madh zyrtarësh të lartë të politikës shqiptare, qeveria ka angazhuar si "patronazhiste" këtë kompani të huaj brenda organeve të drejtësisë e sidomos brenda SPAK-ut, duke e paguar miliona euro./Pamfletig37 chambers kliente e qeverisë spak nën survejim kontra kon kontrata Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia "Toka, betoni dhe pazari i heshtur": Si Elvis Pengili dhe banda e Kadastrës së Durrësit i kthyen legalizimet në perandori milionash 20 Korrik 2026, 18:1018:10Anti-Mafia Si e shpëtoi Trifon Muratajn, 'Xhepi i ryshfeteve': 2 tonë kokainë, por 'Bana King' ishte 'viktimë' 20 Korrik 2026, 12:3712:37Anti-Mafia Premtoi se do vidhte me lezet, Eduard Shalsi me 6 shtëpi dhe 2 garazhe; si u bë milioner deputeti i Ramës? 19 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi 18 Korrik 2026, 19:4819:48Anti-Mafia Mban në këmbë makinerinë ruse, BE përgatit goditjen ndaj 'Raiffeisen Bank' 18 Korrik 2026, 16:2016:20Anti-Mafia 2 mln euro për të pastruar bananet e Trifonit nga kokaina? Pazari i prokurorisë me gjyqtarin 69-vjeçar për të shpëtuar ‘El Chapo’-n shqiptar 18 Korrik 2026, 12:1712:17Anti-Mafia

