Rakip Suli / Veliaj, Tushe e Alla në qeli, ndërsa për Rakip Sulin ka dosje 26 milionë euro korrupsion, 2 kallëzime penale dhe akuza për krim zgjedhor, por SPAK nuk e ka thirrur që prej nëntorit 2023, nuk njofton palët dhe nuk bën publik as prokurorin e çështjes… Në aspektin e detyrimit për barazi përpara ligjit, ka raste që dëshmojnë se drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut vazhdojnë të veprojnë me dy standarde ndaj kallëzimeve dhe çështjeve të regjistruara e të filluara si hetime, duke lënë pezull dosjet e disa funksionarëve publikë.
P.sh., SPAK mori të pandehur me masë "Arrest në burg" kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kryebashkiakët Fatos Tushe e Lefter Alla dhe ka proceduar 18 kryebashkiakë në detyrë e ish-kryebashkiakë të tjerë.
Por duke shkelur barazinë përpara ligjit, SPAK nuk po procedon kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, megjithëse për të ka regjistruar një çështje penale dhe ka marrë 2 kallëzime të tjera.
Ai është akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion me fondet e rindërtimit, të tenderëve, falsifikim dokumentesh, abuzim me pasuritë publike e krime zgjedhore, nëpërmjet keqpërdorimit të investimeve gjatë fushatës elektorale për vota.
Në muajin shkurt 2023, SPAK regjistroi çështjen ndaj kryebashkiakut Rakip Suli dhe e mori në pyetje 3 herë radhazi në datat 3, 6 e 8 maj dhe më 6 nëntor 2023, për të dhënë deklarime lidhur me akuzat ndaj tij.
Më 11 shtator 2023, disa banorë të Kamzës depozituan kallëzim tjetër penal, me prova të reja për korrupsion dhe mashtrim në investime publike shkolla, rrugë, ujësjellës, kopshte e banesa të rindërtuara pas tërmetit.
Prej nëntorit 2023, SPAK nuk e ka thirrur më "Beun" e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli; por as nuk e ka proceduar penalisht për ta marrë të pandehur, megjithëse ndaj tij ka akuza të faktuara për 26 milionë euro korrupsion deri në fillim të vitit 2023 e për krim zgjedhor.
Konkretisht, janë 20 milionë euro abuzime me tenderët, ndërsa 6 milionë euro me qiratë dhe pjesën e detyrimit 3% të sipërfaqeve ndërtimore për strehimin social, që kryebashkiaku Suli nuk ua ka marrë kompanive të ndërtimit.
Në dosje janë dhe emrat e pronarëve të subjekteve private me të cilët Rakip Suli ka bërë e kryer aferat e korrupsionit pasiv e aktiv, përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, si palë që kryejnë veprime për përfitime të paligjshme.
Prej 4 vitesh, në SPAK ka "mjegull" e nuk jepet asnjë informacion për dosjen 26 milionë euro korrupsion të kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, ndërsa prej 4 vitesh pas marrjes në pyetje, ai vazhdon aferat me tenderët.
Informacion nuk u jepet as palëve që kanë bërë kallëzimet penale, duke krijuar perceptimin e shprehur prej tyre se dibrani Rakip Suli është mbrojtur dhe po mbrohet nga dibrani Altin Dumani në bashkëpunim me grupin e prokurorëve dibranë në SPAK.
Madje aq sekret po mbahet procesi hetimor për Rakip Sulin, sa nuk dihet kush është prokurori i çështjes, megjithëse ligji detyron publikimin e të dhënave për hetimin, procedimin, akuzën dhe nenet mbi të cilat bazohet.
Në këtë aspekt ligjor, SPAK, ka detyrim të bëjë transparencë, për të informuar publikisht se në çfarë faze është hetimi për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli; përse nuk veprohet prej 4 vitesh, ose nëse është pushuar si çështje/Pamfletirakip suli beu i kamzës spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nesër protesta kombëtare e studentëve, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve fton pedagogët t’i bashkohen 13 Nëntor 2026, 15:2515:25Aktualitet Rënia e Microsoft, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalim! 13 Nëntor 2026, 14:2014:20Aktualitet Apeli lehtëson masën e sigurisë për Klevin Metajn, nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim paraqitjeje' 13 Nëntor 2026, 13:3913:39Aktualitet SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave 13 Nëntor 2026, 13:3513:35Aktualitet 7 zarfe me para në banesën e Arben Vojës, zbardhet skema e tjetërsimit të tokave në Fier: Prona u shit për park fotovoltaik! 13 Nëntor 2026, 13:0513:05Aktualitet Moti i keq në veri, përmbytjet përfshijnë Thethin 13 Nëntor 2026, 11:4511:45Aktualitet

