Gazetari Sebastian Zonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke theksuar se pesha e saj politike nuk duhet të ndikojë në ndjekjen penale nga SPAK. Sipas Zonjës, SPAK ka ndjekur një politikë penale të vetën, pavarësisht se cilët zyrtarë janë përfshirë në hetime. Ai nënvizoi se argumentet e përdorura nga grupi parlamentar socialist për çështjet e Ballukut dhe Olta Xhaçkës nuk dëshmojnë domosdoshmërisht se pas veprimeve të SPAK-ut qëndrojnë prapavija politike. Gazetari u shpreh se, sipas vlerësimit të tij, pesë akuzat ndaj Ballukut përbëjnë një goditje të rëndë për të ardhmen e saj politike. “Fakti që zonja Balluku ka peshë të madhe politike nuk do të thotë se SPAK-u ka ndikim politik për të vendosur nëse duhet të ndiqet apo jo penalisht. SPAK-u ka ndjekur një politikë penale të vetën, pavarësisht se cili zyrtar ka qenë. Argumenti i përdorur edhe për imunitetin e Ballukut dhe zonjës Xhaçka është: ‘Ne jemi grup parlamentar dhe kemi vijat tona të kuqe’. Fakti që zonja Balluku ka peshë politike nuk do të thotë se pas SPAK-ut ka lojëra politike. Por, për mendimin tim, me ato pesë akuza, zonja Balluku e ka mbyllur karrierën politike. Si zyrtare e lartë e shtetit shqiptar, me ato pesë akuza, mbyllet karriera politike. Pesë akuzat janë ndër më të rëndat në Kodin Penal, përpara veprës së vrasjes”, u shpreh Zonja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
