Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“SPAK të bëjë punën e vet për “Ballukun””/ Andi Tepelena: Të nisë hetimi për “Albanian Files”, akte korruptive me pronat në bregdet


Aktivisti Andi Tepelena, i ftuar në “Programin e Drekës” në News24, u ndal te zhvillimet politike në vend, duke komentuar veçanërisht çështjen e Belinda Ballukut dhe kallëzimin e dorëzuar nga aktivistët në SPAK për atë që e quajnë dosja “Albanian Files”.

Aktivisti Andi Tepelena, i ftuar në “Programin e Drekës” në News24, u ndal te zhvillimet politike në vend, duke komentuar veçanërisht çështjen e Belinda Ballukut dhe kallëzimin e dorëzuar nga aktivistët në SPAK për atë që e quajnë dosja “Albanian Files”. Tepelena deklaroi se pret që drejtësia të ndërmarrë hapa konkretë dhe që SPAK të nisë hetimet për çështjet e kallëzuara. “Shpresoj që dhe drejtësia, SPAK, të bëjë hapa konkrete në dosjen Balluku apo me skandalet e tjera. Kemi dorëzuar kallëzim për ‘Albanian Files’. Duam të nisë hetimi për këtë dosje”, u shpreh ai. Sipas aktivistit, “Albanian Files” përmbledh, sipas pretendimeve të tij, çështje që lidhen me krimin dhe korrupsionin, veçanërisht sa i përket pronave përgjatë bregdetit shqiptar. Ai kërkoi që institucionet e drejtësisë të hetojnë këto pretendime dhe të japin përgjigje konkrete. “Është përmbledhje e krimit dhe korrupsionit me atë që ka ndodhur me pronat në bregdet”, tha Tepelena. Aktivisti tha se qytetarët presin që institucionet e drejtësisë të veprojnë dhe jo të mjaftohen me deklarata. Ai theksoi se kallëzimi i dorëzuar në SPAK synon që pretendimet e ngritura nga aktivistët të verifikohen përmes një hetimi institucional. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: andi tepelena