98 ditë protestë, 98 ditë përballje me qeverinë. Këtë të shtunë, qytetarët rikthehen sërish para Kryeministrisë, duke vijuar protestën dhe kërkesën e tyre për largimin e qeverisë. Aktivistja Luçiana Koka ka paralajmëruar rikthimin e protestave të banorëve të Rrjollit më 12 shtator. Ajo ka akuzuar se ndërtimet po kryhen në një zonë të mbrojtur dhe mbi toka që banorët i konsiderojnë të grabitura, ndërsa u ka bërë thirrje SPAK-ut dhe GJKKO-së që të hetojnë çështjen. “Mirëmbrëma të gjithë. Banorët e Rrjollit kanë njoftuar që me datë 12 paradite do fillojnë protestat e tyre. Nuk e kemi harruar për asnjë moment, nuk kemi dashur që të krijojmë zhurma të panevojshme. Ndërkohë që qeveria mendon dhe fillon punimet në pikun e sezonit, ne kemi bërë atë që duhet, për t’u rikthyer fuqishëm në shtator.
Ata klientë që ju po iu prezantoni, do vijnë tek dera juaj. Legjislacioni e thotë qartë, kur një pronë ka probleme, ka përgjegjësi ligjore ndaj klientit. Nuk besoj se shqiptarët do blejnë prona në tokat e grabitura. SPAK duhet të hapë hetimet. Ne kemi javë e ardhshme një gjyq në GJKKO. SPAK të bëjë detyrën”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
