Foto ilustruese Nga llogaritë bankare te pronat, bizneset dhe transaksionet financiare, SPAK standardizon mënyrën se si do të kryhen hetimet financiare dhe pasurore. Udhëzimi i firmosur nga drejtuesi Klodjan Braho vendos një model të unifikuar për prokurorët, hetuesit financiarë dhe BKH-në. SPAK vendos rregulla të unifikuara për mënyrën se si do të hetojë paratë dhe pasuritë në dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka firmosur një udhëzim të ri që miraton modelin tip të analizës financiare për hetimet financiare dhe pasurore. Dokumenti i siguruar nga 'Pamfleti', ka hyrë menjëherë në fuqi dhe është i detyrueshëm për hetuesit financiarë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e SPAK.
Në praktikë, udhëzimi synon të standardizojë mënyrën e ndjekjes së gjurmës së parave dhe pasurive në hetimet e SPAK, nga evidentimi dhe analiza financiare deri te dokumentimi i rezultateve të hetimit.
Kjo merr rëndësi veçanërisht në dosjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve dhe politikanëve, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, ku krahas hetimit të veprës penale mund të verifikohet edhe burimi i pasurive të personave nën hetim dhe lidhjet e tyre financiare.
Udhëzimi i Brahos ndërton një mekanizëm të përbashkët pune për tre hallkat e përfshira në këto hetime: prokurorët, hetuesit financiarë dhe hetuesit e BKH-së.
Modeli i ri përbëhet nga katër pjesë: relacioni tip për hetimin financiar dhe pasuror me anekset përkatëse; analiza financiare në format Excel; lista e institucioneve dhe subjekteve nga të cilat administrohet informacioni dhe dokumentacioni; si dhe metodologjia e kryerjes së analizës financiare. Udhëzimi Relacioni financiar shërben për të përmbledhur rezultatet e verifikimeve pasurore, duke vendosur përballë pasuritë dhe të ardhurat e ligjshme, si dhe duke evidentuar transaksionet dhe lidhjet financiare që rezultojnë gjatë hetimit.
Në një hetim të tillë mund të analizohen prona, llogari dhe transferta bankare, automjete, pjesëmarrje në kompani, të ardhura të deklaruara dhe elementë të tjerë financiarë që ndihmojnë në rindërtimin e profilit pasuror të personit nën hetim.
Një nga elementët që SPAK ka përfshirë në model është edhe lista e institucioneve dhe subjekteve nga të cilat do të administrohet informacioni dhe dokumentacioni gjatë hetimit financiar dhe pasuror.
Vetë udhëzimi i publikuar nuk e përmban këtë listë, pasi ajo është pjesë e dokumenteve bashkëlidhur. Në hetimet financiare, informacionet mund të mblidhen nga sistemi bankar dhe financiar, regjistrat e pronësisë dhe biznesit, administrata tatimore, deklarimet e pasurisë dhe regjistrat e automjeteve.
Kështu, hetuesit mund të rindërtojnë gjurmën e pasurisë: nga të ardhurat e deklaruara, te lëvizja e parave dhe deri te pronat, bizneset apo asetet ku ato janë investuar.
Për zyrtarët dhe politikanët që bëhen objekt hetimi, deklaratat e pasurisë mund të shërbejnë për krahasimin e aseteve me burimet e deklaruara të të ardhurave. Në hetimet e krimit të organizuar, vëmendja mund të shtrihet te transaksionet, kompanitë, pronat dhe personat e lidhur, për të identifikuar mënyrën e lëvizjes apo fshehjes së pasurive.
Standardizimi i analizës financiare e vendos komponentin pasuror përkrah hetimit penal. Kur plotësohen kushtet e parashikuara nga ligji, të dhënat e mbledhura gjatë hetimit financiar mund të përdoren edhe në procedurat që synojnë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme.
Udhëzimi, megjithatë, nuk përcakton emra apo kategori personash që do t'i nënshtrohen automatikisht kontrollit të pasurisë. Ai përcakton metodën që SPAK do të përdorë kur zhvillon hetime financiare dhe pasurore.
Në fund të dokumentit, Braho ngarkon drejtpërdrejt hetuesit financiarë, hetuesit e BKH-së dhe prokurorët e SPAK për zbatimin e modelit të ri, ndërsa udhëzimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Me këtë mekanizëm, SPAK unifikon mënyrën se si ndiqet gjurma e parave në dosjet e tij, duke vendosur analizën e të ardhurave, transaksioneve dhe pasurive në qendër të hetimeve financiare dhe pasurore. /Pamfletispak pasuri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fushat e Dimalit, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet 7 Shtator 2026, 16:2416:24Aktualitet Nga trafiku i armëve, te përgjimet dhe lidhjet e qeverisë me krimin, Arben Ahmetaj trazon sërish sot politikën 7 Shtator 2026, 15:3715:37Aktualitet Zjarri në Malin e Tërbunit del jashtë kontrollit, flakët i afrohen qytetit të Pukës 7 Shtator 2026, 15:1915:19Aktualitet Nesër nis sesioni i ri parlamentar, protestuesit njoftojnë protestë para Kuvendit: Deputetët do i presim me vezë 7 Shtator 2026, 14:2114:21Aktualitet Flamur Buçpapaj: Nga saga komuniste e familjes te rikandidimi për drejtor të RTSH-së 7 Shtator 2026, 14:0014:00Aktualitet Ngërçi me pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi ynë është përfundimtar, Kuvendi duhet ta zbatojë! 7 Shtator 2026, 13:2813:28Aktualitet

