Lajme Zone
SPAK regjistron procedim penal ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, motrës së tij dhe 3 personave të tjerë. Zbardhen akuzat
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK regjistron procedim penal ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, motrës së tij dhe 3 personave të tjerë. Zbardhen akuzat

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit dhe ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike, të bashkëshortit të saj biznesmen.

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit dhe ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike, të bashkëshortit të saj biznesmen. Referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime për BalkanWeb dhe News24 konfirmuan se procedimi penal është regjistruar në emër të bashkëshortit të Spiropalit, Salarjon Totaj dhe motrës së tij. Në listën e personave ndaj të cilëve kërkohet verifikimi janë pesë emra. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme nuk përjashtohet që të hetojë edhe rolin e deputetes socialiste, Elisa Spiropali në shkeljet e konstatuara tek bizneset e familjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb