Ju desh mbi 1 vit kohë Gjykatës së Posaccme të vendoste mbi kërkesën e SPAK për të kaluar ose jo për gjykim dosjen e njohur si SASPAC, me të pandehur ish ministrin Ilir Beqaj dhe disa të akuzuar të tjerë.
GJKKO këtë të hënë rrëzoi kërkesën e prokurores Elida Kaçkini dhe riktheu pranë organit të akuzës aktet hetimore, duke i lënë 3 muaj kohë deri më 30 tetor SPAK, të plotësojë hetimet që mungojnë për disa nga të akuzuarit.
Ilir Beqaj akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie, shkelje të barazisë në tendera dhe mashtrim. Nën akuzë është edhe Ermal Kurtulaj, që sipas SPAK ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Beqajt. SPAK pretendon se Beqaj dhe të pandehurit e tjerë kanë zhvilluar të paktën tetë procedura tenderimi në kundërshtim me ligjin, megjithatë gjykata vlerësoi se provat e sjella në gjyq nga organi i akuzës nuk janë te mjaftueshme, për këtë arsye i la kohë prokurores se ccështjes edhe 3 muaj.
Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën.
Për këtë dosje të vetmit që mbahen në masën shtrënguese arrest me burg janë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

