Lajme Zone
SPAK nis hetim pasuror për Vlora Hysenin
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK nis hetim pasuror për Vlora Hysenin

Gazetari Elton Qyno deklaron se SPAK ka hapur një hetim pa...

Gazetari Elton Qyno deklaron se SPAK ka hapur një hetim pasuror ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni dhe familjarëve të saj.

Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen penale Nr.20/1 kundër Vlora Hysenit që lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”. Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për dyshimet në përfshirjen e saj në akuzën e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Çështja po ndiqet nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti. Kujtojmë se Vlora Hyseni ndodhet nën masën e sigurisë arrest shtëpie./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.