Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK ka kërkuar që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe të dënohet me 1 vit burg.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. Tashmë pritet vendimi i gjykatës për çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Kristjan ShkreliSPAK

