Lajme Zone
“SPAK ka në dorë 1 mijë orë xhirime”/ Majko sqaron deklaratën në Asamble: Fola për lidhjet e papërshtatshme të politikanëve me krimin, jo për video seksi
PolitikëBalkanWeb

“SPAK ka në dorë 1 mijë orë xhirime”/ Majko sqaron deklaratën në Asamble: Fola për lidhjet e papërshtatshme të politikanëve me krimin, jo për video seksi

Pandeli Majko ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u përmendën “1 mijë orë filmime erotike” që disponon SPAK.

Pandeli Majko ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u përmendën “1 mijë orë filmime erotike” që disponon SPAK. Majko sqaron se në fjalën e tij nuk ka folur për video erotike apo seksuale, por për kontaktet e papërshtatshme dhe komprometuese të politikanëve me krimin e organizuar. Sipas tij, personat që kanë lidhje të tilla duhet të largohen nga politika. Ai shprehet se në mbledhje ka përmendur vetëm një informacion publik lidhur me videot e sekuestruara nga SPAK, duke kritikuar për zhvendosjen e vëmendjes nga lidhjet e politikës me krimin te interpretimi seksual i deklaratës së tij. Reagimi: “NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur PËR KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR! Në mbledhje kërkova që këta njerëz DUHET TË LARGOHEN NGA POLITIKA!

Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”!

I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu!

Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!”

Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMN E ORGANIZUAR!!!

Ndjesë për zhgënjimin! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb