SPAK ka dhënë pretencën për dosjen ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Sipas raportimeve SPAK ka kërkuar 7 vite burg për Fatime Kryemadhin, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 5 vite burg. SPAK kërkon që dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove.
Për Piro Xhixhon, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 3 vite por është kërkuar vënia në shërbim prove për 4 vite.
Për Ema Çokun, e akuzuar gjithashtu për pastrim parash, kryer në bashkëpunim, SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ulet në 4 vite e 8 muaj burg, por është kërkuar vënia në shërbim prove për 5 vite./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

