Lajme Zone
SPAK heton grabitjen e postës/ Këlliçi: Aferë e rëndë, tregon standardin e vlerësimit në PS
PolitikëCNA

SPAK heton grabitjen e postës/ Këlliçi: Aferë e rëndë, tregon standardin e vlerësimit në PS

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur ditën e...

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur ditën e sotme se çdo zyrtar i lartë i përfshirë në afera apo skandale ka lidhje direkte me kryeministrin Edi Rama. Në një dalje televizive, Këlliçi tha se të gjithë ata zyrtarët e lartë të përfshirë në këto afera janë të gjithë të zgjedhur për postet përkatëse nga kryeministri Rama.

Ndër të tjera foli edhe për regjistrim penal për vjedhjen e 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Kjo sipas tij është një nga aferat e rëndë ku paratë e shqiptarëve janë shpenzuar për të luajtur bixhoz. Këlliçi komentoi dhe raportimet për përfshirjen e një deputeteje të PS-së në këtë ngjarje. Sipas tij ky është një tregues i vlerësimit të standardit në PS. “Po të shihni të gjithë hajdutët janë graduar drejtorë, deputetë, ministra e deri në zëvendësministra. Si ka mundësi që SPAK gjen një grup kriminal në Durrës, ku ish-drejtoreshën e merr Rama dhe e vë në listën e kanidatëve për deputetëve të PD-së. Gjen një grup të strukturuar kriminal në Bahkinë Tiranë, ku i përzgjedhuri i Ramës, kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me drejtorët janë të gjithë grup kriminal.

Ke një grup të strukturuar në çdo institucion dhe kreu i gjithë këtyre grupeve nuk di gjë. Por del në media dhe thotë se drejtorët hanë kumbulla pas shpine. Këtë tallje nuk ka njeri që nuk e përçmon. Kjo është kthyer në tallje bajate çdo ditë me qytetarët.

Aferë si ajo e Durrësit rrallë kemi parë. Të vidhen 700 mijë euro, para të shqiptarëve për të luajtur bixhoz, kjo është histori shumë e rëndë. Përfshirjen e saj e shoh brenda standardit të vlerësimit në Partinë Socialiste. Po je hajdut në PS, sigurisht Edi Rama të ngre në piedestal dhe të gradon. I gjithë ky model tregon fizionominë e ngritur nga Edi Rama në shtet. Në fund kemi talljen e përditshme dhe shoën e radhës se vetëm ai e çon Shqipërinë në BE. Çdo emër i përfshirë në afera në institucionet shqiptare janë të zgjedhur nga Edi Rama”, tha Këlliçi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.