Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK hetim për blerje votash në zgjedhjet e 2025-ës, deputetja Sara Mila pyetet si person në dijeni! Dosja nga Elbasani, abuzime në skemën e ndihmës ekonomike (VIDEO)


Deputetja e PS-së e Qarkut Elbasan, një prej më të votuarave në zgjedhjet e majit 2025, Sara Mila është pyetur këtë të mërkurë në SPAK në lidhje me një hetim të nisur për blerje votash nga prokuroria e posaçme. Mila tha se ishte thirrur si person në dijeni për fakte të rëndësishme për hetimin. Report Tv mësoi se dosja erdhi për kompetencë në SPAK nga prokuroria e Elbasanit.

TIRANË- Një hetim i nisur nga prokuroria e Elbasanit prillin e vitit 2025, pas denoncimit të një qytetari nga Gjocaj i Peqinit se figuronte përfitues i ndihmës ekonomike edhe pse s’kishte aplikuar kurrë, duket se ka hapur një çështje edhe në SPAK. Mëngjesin e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme u pyet deputetja socialiste Sara Mila për dosje të ardhura nga Elbasani rreth 7 muaj më parë. Report Tv ka mësuar se gjatë ekzaminimeve të telefonave të personave të dyshuar për falsifikim dokumentesh apo shpërdorim detyre, prokuroria e Elbasanit ka gjetur edhe një komunikim që lidhej me emrin e ligjvënëses Mila, ku krijoheshin dyshimet për blerje votash. Sapo mesazhi është konstatuar prokurorja e çështjes e ka ndarë me fraksion hetimin, dhe pjesën e korrupsionit zgjedhor me deputetë të përfshirë e ka dërguar për kompetencë në SPAK. LEXO EDHE:Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nder të 23 partizanëve që dhanë jetën për qytetin Është ende e paqartë se çfarë ka zbuluar Prokuroria e Posaçme në hetimet, ndërsa vetë Mila tha se për rreth një orë ishte pyetur si një person që ka dijeni. “Isha si person në dijeni. Kalvari për të hedhur baltë i politikës së vjetër do të përfjë. Sa herë SPAK të ketë nevojë për fjalën time, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët për Ditën e Çlirimit”, tha Mila. Sara Mila u zgjodh deputete e parlamentit nga lista e hapur, si më e votuara e qarkut me plot 20.225 vota. Më herët ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Shtetëror social, nga maji i vitit 2022 deri në gusht të vitit 2025, pozicion i cili mund të lidhet edhe me hetimin për ndihmat sociale në Peqin. Sa i përket këtij hetimi, ai tashmë ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Elbasanit për gjykim. Prokuroria zbuloi se në periudhën para zgjedhjeve të vitit 2025 numri i familjeve që merrnin ndihmë sociale në Njësinë Administrative Gjocaj në Peqin ishte rritur nga 110 në 320. Share SI.E. / A.Hl A.Hl Shqiptarja.com TAG: Sara mila spak zgjedhjet parlamentare 2025 Elbasan Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Borsh: 11/11/2026 12:05 Edhe qente e rruges e dine kte e spaku paska dyshime.votat blehen akoma me thes mielli e asistence. Arrogance e madhe prinderit me thes mielli kalamajt me i phone 17 pro max Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 11/11/2026 11:15 Sa hapur del kapaku I saliut aspaku , po pse more te mallkuar me dyshime do te ecni ? Ju kerkoni me çdo kusht ti beni keq qeveris por haroni se qeveria ju emeroi , ndoshta dhe mund ju largoj me mbarimin e kohes suaj .Perse nuk therisni bardhin , vokshim , nuken qe ju benin presion votuesve te PS ? I keni me ze dhe figure .Mos I gezofshi pagat qe merni Përgjigju Qytetar në Shqipëri: 11/11/2026 13:38 Ej seriozisht e keni me këtë koment? Po ka prova more që e ka thirrur SPAK-u. Si u bë deputete Sara Mila me votat e burgut? Ku e njohën të burgosurit Milën që e votuan? Dhe tjetra, një figurë aq e padukshme mori mbi 20 mijë vota në çdo cep të Elbasanit dhe ku se njihte njeri. Turp more. Në SPAK e burg përffshin Milat e shokë e shoqe që kanë bërë të njëjtën gjë. Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.5% Asnjërin 36% Vota total: 3167 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?