Lajme Zone
Spaho për fitoren e AfD: Mos i quani neonazistë! E djathta tradicionale ose të ndryshojë, ose fundi i saj do jetë i palavdishëm
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spaho për fitoren e AfD: Mos i quani neonazistë! E djathta tradicionale ose të ndryshojë, ose fundi i saj do jetë i palavdishëm

Ndryshimi drastik i elektoratit në këtë shtet duhet të jetë sinjal për të djathtën gjermane që të kuptojë që politikat e tyre ekonomike, sociale dhe të sigurisë kanë dështuar.

AfD në Gjermani fitoi thellë në shtetin e Saksoni-Anhalt, atje ku problemet e Gjermanisë janë më të mprehta dhe më të thella. Ndryshimi drastik i elektoratit në këtë shtet duhet të jetë sinjal për të djathtën gjermane që të kuptojë që politikat e tyre ekonomike, sociale dhe të sigurisë kanë dështuar. LEXO edhe...AfD fitoi me thuajse 44% të votave në Sanksoni-Anhalt, çfarë pritet pas zgjedhjeve në landin gjerman E djathta gjermane ka rreth 20 vjet që bashkëqeveris me të majtën dhe e kanë zhytur vendin në stanjacion ekonomik, në kaos social për shkak të emigrantëve, lulëzim të krimit dhe humbjen e rolit të Gjermanisë në Europë. Sot nuk dallon dot se ku mbaron e djathta dhe ku fillon e majta. E djathta gjermane prej kohësh po shquhet nga mungesa e theksuar e lidershipit, nga ardhja në krye e drejtuesve mediokër, pa formim dhe ide se çfarë duhet të bëjë Gjermania për të përballuar problemet e shumta me të cilat ndeshet. Thelbi i paaftësisë së të djathtës gjermane dhe në tërësi i të djathtës në Europë, është që me politikat që ofrojnë janë bërë më të majtë se të majtët, kurse e majta ka rrëshqitur në anarkizëm dhe marksizëm. Qytetarët europianë, gjermanë, francezë, anglezë janë të pakënaqur me mënyrën si drejtohen shoqëritë e tyre. Ose e djathta duhet të ndryshojë thelbësisht, ose AfD dhe forca të tjera të së djathtës ekstreme do të vijnë në pushtet. Mos i gënjeni qytetarët që AfD është neonaziste. E djathta ekstreme është kundër zhdukjes së identitetit të shoqërive të tyre. Ata nuk janë kundër emigracionit, por janë kundër atyre emigrantëve që duan të ndryshojnë karakterin e shoqërive perëndimore dhe t'i bëjnë ato si shoqëritë nga ata vijnë. E djathta ekstreme në Europë nuk është fashiste, por është e djathta tradicionale e paaftë për t'u përballur me realitetin që po ndryshon dhe të gjejë zgjidhje. Për të ruajtur pozitat e tyre në qeverisje shpikin akuza të tilla me shpresë që do t'u hedhin hi syve qytetarëve dhe do të vazhdojnë të ruajnë status quo-në. Populli nuk i do më dhe do të përfjnë edhe më keq nëse nuk ndryshojnë qasjen e tyre ndaj problemeve me të cilat përballet Gjermania, veçanërisht ekonomia, emigracioni dhe siguria e rendi në Gjermani dhe Europë. Qëndrimi i partive politike në Gjermani për të penguar AfD të qeverisë, duke hedhur poshtë mbështetjen që i kanë dhënë qytetarët, do t'u kthehet atyre në bumerang. Asgjë nuk mund të dalë mbi vullnetin e qytetarëve. Kjo po duket qartë jo vetëm në Gjermani, por edhe në Francë, Angli dhe Itali, ku rënia e të djathtës tradicionale është katastrofike. E djathta e qendrës në këto vende është në dështim të plotë dhe qytetarët po i japin atë që ata meritojnë. Ose do të ndryshojnë, ose fundi i tyre do të jetë i palavdishëm. Unë nuk mendoj që ardhja e të djathtës ekstreme në pushtet është fundi i demokracisë dhe i shoqërive pluraliste. Aq më pak të mendoj se ata janë fashistë. Fashizmi sot po lulëzon tek e majta ekstreme. Për fat të keq, e djathta e qendrës po e konsideron lulëzimin e ekstremit të majtë në shoqëritë tona si zhvillim normal dhe po e mbështet. Fashizmi lind kur shoqëria shkel rregullat që ka vendosur për qeverisjen e vendit. Atij që fiton shumicën duhet t'i jepet mundësia të qeverisë edhe si qeveri e pakicës, kur të tjerët refuzojnë koalicionet. Fashistë janë këta që protestojnë në Tiranë dhe duan të rrëzojnë qeverinë legjitime nëpërmjet rrugës dhe revolucionit dhe që Sali Berisha, për turpin e tij, i mbështet. Rendi dhe shoqëria e mykur europiane ka nevojë urgjente për shkundje si kjo në Gjermani. T'i japim mundësinë edhe ekstremit të djathtë të qeverisë, sepse në këtë mënyrë e djathta e qendrës mund të gjejë fillin që e ka humbur prej 20 vjetësh. Kjo është demokracia që duam. Qëndrimet penguese ndaj AfD janë pararojë e lindjes së fashizmit! SI.E./ReportTv.al edmond spaho AfD Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 14% Nuk e di 7.7% Vota total: 143 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?