Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat


Për juristin Spahiu, është e rëndësishme që nga protestat të dalë një listë me kandidatë për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Pavarësisht se do e kenë të vështirë fitoren, Sipas Spahiut është e rëndësishme që protesta të dalë me kandidatë në zgjedhje, pasi sipas tij, në të kundërt do të bjerë në hije dhe asgjësohet.

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse nga protestat që po zhvillohen prej muajsh në vend do të dalë një kandidat që do të garojë në zgjedhjet lokale 2027 për Bashkinë Tiranë, atëherë sipas tij, PD do të dalë forcë e tretë ose e katërt në rezultate. Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se edhe nëse nga protestat do të dalë një kandidaturë për Tiranën, sërish PS do të fitojë zgjedhjet. “Nëse protesta do prodhojë një kandidat për kryetar bashkie, unë sot ju parashikoj rezultatin e zgjedhjeve. E para del PS, e katërta del PD, vendi i dytë dhe i tretë luhet mes Arlind Qorit dhe kandidatit të protestuesve. Pse ndodh kjo? Sepse llogaria dhe matematika është shumë e thjeshtë. Në garën për Tiranën, PS ëndërron çdo mbrëmje që të ketë sa më shumë kandidatë. Dhe është dëshira më e madhe e PS që protesta të prodhojë një kandidat. Sepse PD nuk do pranojë kandidatin e protestës, për shkak se pretendon të ketë njeriun e saj. Nuk mund të mbështesë përfaqësuesin e një grupimi që kërkon ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’. Dhe qartazi do kemi 4 kandidatë”, tha mes të tjerash Spahiu. LEXO EDHE:Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë Për Spahiun, llogaria është e thjeshtë. PS do të marrë votat e saj tradicionale, ndërsa 3 kandidatët e tjerë, përfshi Arlind Qorin, do të ndajnë votat opozitare. Kjo sipas Spahiut e bën të pamundur fitoren e kandidatit të dalë nga protestat dhe maksimumi që ai mund të arrijë, sipas tij, është në vendin e dytë, pra pas kandidatit të PS. “Kandidati i PS merr votat që tashmë dihen dhe 3 kandidatët e tjerë do të ndajnë votat opozitare. Matematika është shumë e thjeshtë, që populli do të mbështesë protestën, një pjesë e madhe dhe mund ta çojë në numrin 2, por është e pamundur për të kapërcyer kufirin me PS-në, sepse janë PD dhe Arlind Qori rivalë. Unë kam bindje që protesta do prodhojë dhe duhet të prodhojë, edhe sikur të humbasë, pasi nuk mund të fitosh që në garën e parë, duhet patjetër që të dalë me listën e saj. Sepse në të kundërt do bjerë në hije dhe do asgjësohet”, shtoi Spahiu. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:56 Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë Lidhur me çështjen detare mes Shqipërisë e Greqisë, ku Athina kërkon të zgjerohet me 12 milje drejt ujërave tona, juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se në këmbim vendi ynë duhet të kërkojë bashkimin me krahinën e Çamërisë.Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se nëse Greqia do të kishte të drejtë të zgjerohej me 12 milje, do e kishte dërguar prej kohësh çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.“Greqia këto 12 milja ka 12 dekada, 12 vite, 120 vite që pretendon. Ndoshta ka ardhur koha që ne ta vëmë në axhendë, por me një kusht, që të diskutohet në këmbim marrja e Çamërisë. 12 milje mund t’i tolerohen vetëm nëse vihet në diskutim këmbimi i territoreve. Të merret krahina e Çamërisë dhe ndoshta tolerohen nga 12, 6 milje. Sepse në diplomaci dhe politikë mundet të diskutosh vetëm mbi terma të pretendimeve në radhë të parë historike, mbi identitetin e një kombi, mbi të gjithë aspektet që kanë qenë ndryshimi i kufijve, deri te shpallja e gjendjes së luftës me Shqipërinë dhe pastaj të vihet te diskutimi i hapësirave detare. Nëse Greqia është e bindur se këto 12 milje i takojnë, do e kishte çuar këtu e 12 vite para çështjen në Gjykatë”, tha mes të tjerash Spahiu. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh / E.H E.H Shqiptarja.com TAG: Kreshnik Spahiu bashkia tirane zgjedhjet vendore 2027 PD arlind qori mazhoranca PS repolitix Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23.1% Asnjëra 6% Vota total: 2658 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?