Lajme Zone
Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar nga kryeministri Edi Rama tha se më e rëndësishme se ashpërsimi i kodit penal, Shqipëria ka një çështje më të rëndësishme, të miturit dhe aktet tyre të dhunës. Spahiu solli shembuj nga shtete të Europës, ku nëse një fëmijë del me maska dhe thyen banka, përndërve u hiqet kujdestaria pë

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar nga kryeministri Edi Rama tha se më e rëndësishme se ashpërsimi i kodit penal, Shqipëria ka një çështje më të rëndësishme, të miturit dhe aktet tyre të dhunës. Spahiu solli shembuj nga shtete të Europës, ku nëse një fëmijë del me maska dhe thyen banka, përndërve u hiqet kujdestaria për 10 vite. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, PL: Ende asnjë hetim nga prokuroria për policinë, çdo përgjegjës të përgjigjet para drejtësisë (VIDEO) “A duhet të ashpërsohet kodi penal? Por ne kemi çështje më të rëndësishme në Shqipëri, se kodi. A mundet një fëmijë 14 vjeç të thyëjë bankën ti vëri zjarrin një institucioni. Ne nuk kemi një sistem social dhe administrativ i cili të ketë masa parandaluese. Nëse një fëmijë në Gjermani del me maska dhe thyen bankat prindërit i hiqet e drejta prindërore për 10 vjet. Edhe këto sankisonet penale do të jenë të pazbatueshme përballë atyre ligjeve kushtetuese. Çdo parti që humb i ka aty 3000 mijë veta për ti maskuar dhe t’i çojnë në protestë. Ata që na qeverisin nuk duhet ta kishin pritur kur u erdhi dhuna te dera. Ata duhen të jenë vizionarë, nuk duhet të veprojnë kur të vijë qameti”, tha Spahiu. Ora 22:47 Spahiu: Lista studentore në Shqipëri, pengohet nga 5 partitë opozitare që janë brenda në protestë Juristi Kreshnik Spahiu tha në një lidhje për ‘Repolitix’ se nuk shikon asgjë të përbashkët me protestat që po zhvillohen në vendin tonë me atë të studentëve në Serbi."Nuk shoh ngjashmëri të protestave në Serbi me shqiptarët. Te ne protesta nisi me Zvërnecin, kaloi te flamingo, pastaj me kostumet me parfum, me shoqatat, pastaj me PD dhe partitë e reja. Se proteston para Ministrisë së Arsimit nuk do të thotë se je student. Ata me maska që hedhin molotovë as 5% nuk janë studentë dhe mënyra si kanë operuar, kurrë nuk do e kenë pjekurinë për tu konovertuar në votë politike si ajo e Serbisë. Ditën që do të fillojnë formacion politok, çdo universitet dhe gjimnaz do të shpallin parti. Do të plasi një luftë e paparë se kush do të bëhet deputet. 'Shqipëria Bëhet' nuk ka interes për një parti të re, as ajo e Qorit dhe Shehajt. Ka një tendencë për të bërë një parti fetare por nuk ka mbështetje", tha Spahiu. Share Xh.K/ReportTv.al repolitix protestat kunder qeverise Kreshnik Spahiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.8% Jo 19.4% Nuk e di 2.8% Vota total: 1394 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?