Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se turizmi duhet të konsiderohet një prioritet i interesit kombëtar dhe se politika, mediat dhe shoqëria civile duhet të bien dakord për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë gjatë sezonit turistik. I ftuar në "Repoltix", Spahiu tha se në vendet e Bashkimit Europian ekziston një kulturë bashkëpunimi mes politikës dhe mediave për të mbrojtur interesin kombëtar, duke sjellë si shembull Gjermaninë. "Kam përjetuar dy ngjarje krimesh në Gjermani, në mes të Berlinit, por asnjë nga mediat gjermane nuk e ka përcjellë si lajm, sepse ka qenë periudhë e sezonit turistik. Në vendet e Bashkimit Europian ka një pakt politik dhe mediatik për të mbrojtur interesin kombëtar dhe ekonominë e vendit." LEXO EDHE:Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Protestat ndikuan në turizëm, por Shëngjini mbetet një destinacion i frekuentuar Spahiu tha se edhe në Shqipëri duhet të ketë një marrëveshje mes qeverisë, opozitës dhe aktorëve të tjerë për të mbrojtur sektorët strategjikë të ekonomisë, ku turizmi zë një vend të rëndësishëm. "Për Shqipërinë, turizmi është një nga prioritetet e interesit kombëtar. Duhet një konsensus, një bashkëpunim i qeverisë, opozitës dhe gjithë faktorëve të shoqërisë civile, që pavarësisht luftës politike, këto prioritete të mos cenohen." "Po ta hapësh Facebook-un e kreut të opozitës, gjysmën e fotografive i ka me shezllone bosh. Shqipëria nuk është vetëm me shezllone bosh. Këtë nuk e bën asnjë politikan serb, maqedonas, bullgar apo grek për vendin e vet." K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: turizmi protestat kunder qeverise Kreshnik Spahiu Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.5% Vota total: 3021 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
