Lajme Zone
Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga spiunazhi anti-shqiptar
PolitikëShqiptarja

Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga spiunazhi anti-shqiptar

Sipas juristit, dëmi më i madh për Shqipërinë dhe Kosovën nuk vjen nga gazetarë që spiunojnë për llogari të shteteve të tjera, por nga funksionarë publikë, politikanë apo deputetë, që punojnë për llogari të agjencive serbe apo greke të inteligjencës.

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete të vendeve anti-shqiptare. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku komentoi marrjen të pandehur të analistit Fatmir Sheholli në Kosovë, nën akuzat për spiunazh, për llogari të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA). Spahiu tha gjithashtu se shërbimet sekrete të huaja investojnë shuma të mëdha parash në politikanë të ndryshëm dhe në media në Shqipëri. LEXO EDHE:Rrjeti i Grave në Kosovë: Shteti duhet të parandalojë dhunën, jo të reagojë pas tragjedive! “Ka shumë informacione të klasifikuara që në Kosovë dhe Shqipëri, ashtu edhe në shumë vende të tjera, shërbimet sekrete investojnë në politikanë të ndryshëm dhe media. Ka ardhur momenti që Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë çdo funksionar të financuar nga shërbimet sekrete. Kosova dhe Shqipëria duhet që luftën ndaj spiunazhit, ndaj financimeve të shërbimeve antishqiptare, të mos e bëjnë të gjithën nëpër media. Duhen organet e specializuara të orientojnë një sistem, të ngrihet një infrastrukturë që të gjithë këta elementë të jenë të padëmshëm”, tha mes të tjerash Spahiu. Më tej Spahiu theksoi se në Kosovë nuk janë vetëm 2 gazetarë që spiunojnë për llogari të Serbisë. Sipas juristit, dëmi më i madh për Shqipërinë dhe Kosovën vjen nga funksionarë publikë, politikanë apo deputetë, që punojnë për llogari të agjencive serbe apo greke të inteligjencës. Për Spahiun, spiunat duhet të jenë pjesë e ligjit të dekriminalizimit. Ai shtoi se duhet një legjislacion i veçantë në Shqipëri dhe Kosovë për të trajtuar çështje të tilla. “Unë nuk mendoj që janë vetëm 2 gazetarë në Kosovë spiunë të Beogradit. Dëmi Kosovës apo Shqipërisë i vjen nga funksionarë publikë, nga politikanë, nga deputetë. Ne kemi publikuar dikur emra që politikanë të ndryshëm kanë ndryshuar kombësinë, që kanë deklaruar se nuk janë shqiptarë, por grekë, bullgarë e serbë. Ai kur e bën për një pension 320 euro, si të mos e bëjë për të marrë miliona euro. Sheholli dihet publikisht që është një spiun prej dekadash në Kosovë. Por nuk është rastësi që e nxjerrin para zgjedhjeve. Unë dyshoj shumë që Kosova të ketë vetëm problemin e 2 gazetarëve. Prandaj mendoj se jemi tamam në Kohë që Prokuroria, ministritë e drejtësisë, t’i paraprijnë me një legjislacion në të dy shtetet përkatëse. Duhet edhe një status i caktuar politik. Salianjin këta e kanë ndëshkuar politikisht që të mos jetë pjesë e eksponentëve politikë, për shkak të dënimit. Pra, duhen të jenë pjesë e ligjit të dekriminalizimit", përfi Spahiu. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:25 Spahiu: Zhurma për ndryshime ministrash në qeveri, ndoshta është blof mediatik si lajmet e gushtit Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur ‘zhurma’ publike për ndryshime të mundshme në qeveri gjatë muajit shtator, mund të jetë thjesht një blof mediatik.Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku tha se pushteti i kryeministrit Edi Rama buron nga mentaliteti që askush të mos ketë informacion.Pra sipas Spahiut, nëse do të ketë ndryshime në qeveri, apo propozime kandidaturash për kryebashkiakë, ato i di vetëm kryeministri Edi Rama.“Pushteti i Edi Ramës buron nga mentaliteti që askush të mos ketë informacion. Qoftë për kandidaturat në qeveri apo për kryetarët e bashkive. Ato i di vetëm Edi Rama, që do i zbulojë në minutën e fundit. Pushteti, nëse një lideri i rrëshqet informacioni, atëherë bie fuqia e autoritetit të tij. Unë mendoj se të gjitha spekulimet mediatike, qoftë për emra për kryetarë bashkish, qoftë për ndryshime në qeveri, janë thjeshtë spekulime mediatike apo nga vetë PS për të hequr vëmendjen nga problemet”, tha mes të tjerash Spahiu. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:10 Spahiu: ‘Flamingot’ i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se protesta që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë, i ka bërë nder Shqipërisë, pasi sipas tij, ka larguar kryedemokratin Sali Berisha prej rreth 3 muajsh nga sheshi.Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku tha se protesta që po zhvillohet prej javësh në Tiranë, ka dëmtuar më shumë PD-në sesa qeverinë.“PD është një parti e konferencave të shtypit. Ndryshe nga PS, PD nuk ka strukturë. Struktura e PD-së është 1/10 e socialistëve. Është shumë më e vogël në raport me PS. Kjo dihet. Më thoni herën e fundit që lideri i PD-së ka qenë në një qytet apo fshat. Ekzistenca e PD-së është jetike me mediat. Berisha nuk heq dorë nga protagonizmi i tij i theksuar. PD ka një problem shumë më të madh se PS. Flamingot i kanë hequr Shqipërisë dhe shqiptarëve Berishën pas 3 muajsh nga bulevardi. Nëse ishim mësuar që ta shikonim Berishën qoftë me 100 mijë njerëz, qoftë me 100 persona, dalje e flamengove i dha fund kësaj situate”, tha mes të tjerash Spahiu.Më tej juristi Spahiu theksoi se për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga protestat, Berisha po përpiqet çdo ditë të krijojë një lajm politik.Por sipas Spahiut, këto tentativa janë thjeshtë për mbijetesë politike dhe nuk arrijnë që të konvertohen në votë.“Berisha mhet çdo ditë të krijojë një lajm politik. Në njëfarë mënyre këto janë provim për të mbijetuar politikisht, por nuk krijojnë asgjë në lidhje me atë që konvertohet në votë. Kur votat të numërohen, ato rrjedhin nga struktura e partive. Në fund politika është rezultat. Mendoj që PD ka një ngërç të pakalueshëm, që nuk e di si do e kapërcejë. PD përpiqet ta shesë që ajo po e mbush sheshin. Por dihet qartazi se nëse do e bënte vetëm PD atë protestë, do dilte vetë Berisha në krye. PD s’ka bërë dot një protestë 80 ditë pa ndalim. Por bënte një protestë njëherë në 80 ditë. PD nxjerr njerëz, tenton ta kapë protestën, tenton të heqë sloganin ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’”, përfi Spahiu. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: serbia spiunazh Fatmir Sheholli BIA Kreshnik Spahiu kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53% Keq 34.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 2302 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?