Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Berisha do e rrëmbejë protestën, ashtu siç bëri me lëvizjen studentore në '90


Në ditën e 12-të të protestës në Tiranë, juristi Kreshnik Spahiu tha se këtë të shtunë PD tentoi të vjedhë protestën. Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë për Report TvSpahiu shtoi se nga kjo protestë ai që përfiton është vetëm Sali Berisha.

Në ditën e 12-të të protestës në Tiranë, juristi Kreshnik Spahiu tha se këtë të shtunë PD tentoi të vjedhë protestën. Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë për Report TvSpahiu shtoi se nga kjo protestë ai që përfiton është vetëm Sali Berisha. Ai solli në kujtesë lëvizjen studentore në vitet 90 ku theksoi se kreu i PD i vodhi protestën 40 mijë studentëve. Për Spahiun sa herë PD del në shesh, kauzat e popullit 'shuhen'. "Sot ishte tentativa e PD për ta rrëmbyer protesën, flamurin e protestës. PD kishte lënë qëllimisht të parët protestën para se të mblidheshin flamingot, u munduan të hapen në ecje për të se ishin shumë. Kam një pyetje për ata që besojnë në rrëzimin e Ramës apo duan qeveri teknike. Në qoftë se do të ishte kryeministër Berisha, a do të ishte paqësore protesta apo si në 21 janar, sa të vrarë do të kishte në bulevard. LEXO EDHE:Shpërndahen protestuesit, boshatisen rrugët! Në bulevard nis pastrimi (VIDEO) Disa njerëzve u duket e pamundur se PD përfiton nga kjo protestë. Berisha që ka hyrë në politikë në 1990 i vodhi protestën 40 mijë studentëve. Tani pas 36 viteve ai ka struktura të jeni të bindur që nga kjo protestë do të përfitojë vetëm Berisha. Sot në protestë kishim ujëhedhësen dhe ‘zjarrfikësen’ e PD-së. Sa herë ka dalë PD në protesta aq herë e ka fikur zjarrin e kauzave të popullit, janë mjeshtra", tha Spahiu. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Kreshnik Spahiu protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 13940 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?