Kompania e inteligjencës artificiale e Elon Musk është përballur me një padi kundër një viktime të abuzimit seksual.
Padia pretendon se kompania SpaceXAI ka injoruar mbrojtjet standarde të industrisë, duke lejuar që një material i abuzimit seksual me fëmijë i gjeneruar nga IA të shfaqet dhe të përhapet në X. Ndërsa Elon Musk mohoi në Janar akuzat e ngritura, edhe kompania e tij ngriti një padi kundrejt dy përdoruesve për shkak të akuzës penale duke iu kërkuar të paguajnë kostot ligjore.
Ky rast i fundit ndryshon nga paditë e tjera për abuzim seksual me fëmijë pasi akuzat e mëparshme janë ngritur edhe për përdorimin e fotografive të të miturve për të krijuar materiale të gjeneruara.
Përdorimi i inteligjencës artificiale për të krijuar materiale abuzimi me fëmijë paraqet një gamë të re kërcënimesh për sigurinë dhe shëndetin mendor të viktimave, thanë avokatët, duke i ekspozuar ato ndaj dëmtimeve të paparashikuara

