Lajme Zone
Sotiraq Filo prezanton një tjetër investim në transformimin urban të Korçës
PolitikëCNA

Sotiraq Filo prezanton një tjetër investim në transformimin urban të Korçës

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka prezant...

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka prezantuar sot një tjetër investim për sa i përket transformimit urban të qytetit .

Në një dëgjesë publike me pronarët e godinave dhe bizneseve të këtij bulevardit “Gjergj Kastrioti”, Filo paraqiti projektin e rikonstruksionit të plotë dhe rikonceptimit të tij, i cili në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm. Në një postim në llogarinë e tij në Fcebook, kryebashkiaku thekson se, me anë të këtij investimi, bulevardi do të kthehet në një aks të rëndësishëm tregtar dhe një hapësirë më funksionale për qytetarët dhe vizitorët.

Postimi i kryebashkiakut: "Bulevardi “Gjergj Kastrioti”, një tjetër investim në transformimin urban të Korçës.

Në një dëgjesë publike me pronarët e godinave dhe bizneseve të këtij bulevardi, prezantuam projektin e rikonstruksionit të plotë dhe rikonceptimit të tij, i cili do të nisë zbatimin vitin e ardhshëm, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Projekti parashikon ndërhyrje tërësore në rrugë, trotuare, hapësira të gjelbra dhe sheshe, unifikimin e fasadave të njësive tregtare, si dhe termoizolimin e fasadave të pallateve.

Bulevardi “Gjergj Kastrioti” do të marrë një identitet të ri, duke u kthyer në një aks të rëndësishëm tregtar dhe një hapësirë më funksionale e tërheqëse për qytetarët, bizneset dhe vizitorët.

Me këtë investim, permbyllim transformimin e hapësirave publike të qendres se qytetit, pas Bulevardit Republika, Sheshit të Katedrales, Zonës Këmbësore dhe sheshit përpara teatrit."/CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.