Tirana-Elbasani është dueli që spikat për javën e 5 të Superligës, që luhet sot në orën 16:00 në stadiumin Selman Stërmasi. Bardheblutë kundër verdhebluve është dueli që ka ndezur futbollin shqiptar në vitet e fundit, por sot do të luhet pa tifozë, për shkak se Tirana është e dënuar dhe disiplina nuk e konvertoi me gjobë, pasi apelimi i kryeqytetasve në komision u bë me vonesë. Sa u takon rezultateve Tirana ka grumbulluar 4 pikë në 4 javët e para, ndërsa 1 më shumë ka Elbasani që vjen me entuziazmin e fitores kundër Egnatias. “Një derbi i fortë, interesant dhe i bukur. Kemi respekt për Tiranën sepse është klub i madh, i fortë dhe me shumë trofe, por unë e thash që ne jemi Elbasani dhe gjithmonë do provojmë të bëjmë maksimumin te fusha që të dalim me një rezultati pozitiv,”-u shpreh Ivan Gvozdenoviç, trajner i Elbasanit. Po sot, por në orën 18:30 në Rrogozhinë do të luhet dueli mes Egnatias dhe Partizanit, me të kuqtë që kanë çaluar shumë në këtë fillim sezoni. Të shtunën ndërkohë Dinamo mposhti 3-1 Laçin, duke marrë fitoren e 4 radhazi në kampionat. Një rekord që për herë të fundit kishte ndodhur në sezonin 2011/2012. LEXO EDHE:Humbja e 3 radhazi, Vllaznia zhytet në krizë! Teuta 3 pikë karakteri në Shkodër “Kemi bërë mirë në këto 5 javë sepse kemi marrë fitoren e 4 radhazi. Një element që tregon që tregon mentalitetin e fituesit është vazhdimësia. Është meritë e të gjithë djemve sepse kanë krijuar një kohezion ose frymë grupi shumë të mirë,”-tha Ilir Daja, trajner i Dinamos. Ky sukses e mban Dinamon në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Teuta kryesuese, që në javën e 5 të Superligës mposhti 0-2 Vllazninë, ndërsa sfida tjetër Vora-Skënderbeu u mbyll me rezultatin 1-1. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: superliga kf tirana af elbasani Dinamo ilir daja ivan gvozdenovic Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.8% Nuk e di 4.9% Vota total: 5051 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

