Lajme Zone
Sot sytë nga qielli, eklipsi i Diellit do të jetë i dukshëm pjesërisht edhe në Shqipëri duke nisur nga ora 19:31! Spanja përgatitet për spektaklin
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sot sytë nga qielli, eklipsi i Diellit do të jetë i dukshëm pjesërisht edhe në Shqipëri duke nisur nga ora 19:31! Spanja përgatitet për spektaklin

Kulmi i eklipsit total është shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila normalisht nuk shihet për shkak të shkëlqimit të fortë të tij. Kur Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna, korona bëhet e dukshme si një aureolë e bardhë rreth diskut të errët të Hënës.

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një pamje që zgjat vetëm pak minuta. Një spektakël në qiell për të cilin mijëra njerëz kanë udhëtuar drejt Spanjës e Groenlandës që të mos e humbasin. Por në Shqipëri, do të ketë mundësi të shijohet gjithashtu pasi mund të shihet pjesërisht. Në disa qytete do të jetë më e lehtë të shihet, si p.sh në Shkodër ku mbulimi maksimal do të jetë 15.65% dhe kulmin e arrin në orën 19:43. Korça është qyteti ku mund të shihet disi më pak, mbulimi maksimal do të jetë 2.49% dhe kulmin e arrin në orën 19:35. LEXO EDHE:‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar: Fakt përvëlues për turbofolkun nacionalist në Prishtinë, qëndrimi im preciz Në Tiranë fenomeni nis rreth orës 19:31, arrin kulmin në 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfn rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit. Ajo që e bën një eklips total kaq të veçantë janë disa fenomene që mund të shihen vetëm përgjatë brezit ku Hëna mbulon plotësisht Diellin. Një prej tyre është i ashtuquajturi "Efekti i Unazës me Diamant". Vetëm disa sekonda para ose menjëherë pas eklipsit total, një rreze e vetme drite kalon mes relievit të Hënës, ndërsa atmosfera e jashtme e Diellit krijon një unazë të ndritshme. Pamja të jep përshtypjen e një diamanti të vendosur mbi një unazë dhe konsiderohet një nga momentet më të fotografuara të çdo eklipsi. Një tjetër fenomen janë "Rruazat e Baily-t", pika të vogla drite që shfaqen përgjatë skajit të Hënës, pasi rrezet e Diellit kalojnë mes maleve dhe luginave të saj. Edhe ky spektakël zgjat vetëm pak sekonda. Kulmi i eklipsit total është shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila normalisht nuk shihet për shkak të shkëlqimit të fortë të tij. Kur Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna, korona bëhet e dukshme si një aureolë e bardhë rreth diskut të errët të Hënës. Astronomët theksojnë gjithashtu se, duke përdorur syze të certifikuara për vëzhgimin e eklipseve ose teleskopë me filtra të posaçëm, para dhe pas kulmit të fenomenit mund të dallohen edhe njollat diellore. Këto janë zona më të errëta në sipërfaqen e Diellit, të krijuara nga aktiviteti i fortë magnetik dhe nuk lidhen me vetë eklipsin. Ajo që këshillohet është të mos e shihni këtë fenomen me sy të lirë. Shikimi i eklipsit diellor pa mbrojtjen e duhur mund të shkaktojë dëmtime të përkohshme ose të përhershme të syrit. Ekspozimi i syve ndaj Diellit pa mbrojtje mund të shkaktojë retinopati diellore, e njohur edhe si "verbëri nga eklipsi", ose makulopati fototraumatike, një dëmtim i rëndë i retinës. Ekspertët theksojnë se syzet e zakonshme të diellit, xhamat e nxirë, filmat radiografikë apo filtrat e improvizuar nuk mbrojnë sytë. E vetmja mënyrë e sigurt për të parë eklipsin është përdorimi i syzeve të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2, të cilat duhet të vendosen përpara se të shikohet drejt Diellit dhe të mbahen gjatë gjithë kohës së vëzhgimit. Nëse pas eklipsit shfaqen shqetësime, edhe të lehta, si turbullim i shikimit apo probleme të tjera vizuale, mjekët këshillojnë konsultë të menjëhershme me një okulist. Rrezik më të lartë kanë edhe të moshuarit, personat me sëmundje të syve ose ata që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale okulistike. Eklipsi total do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Islandës, Grenlandës, Portugalisë, Rusisë, Kanadasë, SHBA-së, si edhe në disa zona të tjera të Evropës, Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Në qytete si Nju Jorku, Berlini, Londra dhe Tirana do të shihet vetëm një eklips i pjesshëm. Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: eklipsi diellor spanje shqiperi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3053 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?