Lajme Zone
Sot seancë plenare, policia “blindon' Parlamentin; rrethon zonën me gardh metalik
PolitikëPamfleti

Sot seancë plenare, policia “blindon' Parlamentin; rrethon zonën me gardh metalik

Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur forca të shumta policore, ndërsa pranë godinës qëndrojnë edhe dy autobotë me ujë, si pjesë e masave të sigurisë.

Policia rrethon Kuvendin me gardh metalik Masa të shtuara sigurie përreth Kuvendit, ku sot pritet të zhvillohet seanca plenare, ndërsa studentët vijojnë ditën e dhjetë të protestës. Forcat e policisë kanë vendosur gardhe metalike dhe dy autobotë me ujë pranë godinës së Parlamentit. Policia ka rrethuar me gardhe metalike zonën përreth Kuvendit të Shqipërisë, në prag të seancës plenare të kësaj të enjteje, ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre.

Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur forca të shumta policore, ndërsa pranë godinës qëndrojnë edhe dy autobotë me ujë, si pjesë e masave të sigurisë.

Deputetët kanë hyrë në Parlament me automjetet e tyre, ndërsa jashtë Kuvendit pritet të mbahet protesta e studentëve, të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë. Deri më tani askush prej tyre nuk ka preferuar të ecë në këmbë, nga frika e përballjes me studentët protestues.

Seanca plenare ka nisur në orën 10:00, sipas njoftimit të bërë dy ditë më parë. Në rendin e ditës janë shtatë projektligje dhe një interpelancë.

Interpelanca lidhet me protestat e studentëve dhe ndërhyrjet e policisë gjatë tubimeve, ku janë raportuar raste të përdorimit të dhunës ndaj protestuesve.

Ndërkohë, studentët kanë hyrë në ditën e dhjetë të protestës së tyre, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogët.seancë plenare Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dosja e panjohur e Enver Hoxhës! Tri biografi që zbulojnë pemën gjenealogjike, familjen dhe pasardhësit 22 Tetor 2026, 08:1008:10Aktualitet Alarm kibernetik në Europë, disa faqe qeveritare jashtë funksionit 22 Tetor 2026, 08:0108:01Aktualitet Qeveria nxjerr në konkurrim hapësirat e katër kalave historike, përdorimi deri në 20 vjet 22 Tetor 2026, 08:0008:00Aktualitet Reshjet e dendura të shiut, rikthehen përmbytjet në Vlorë: disa rrugë të bllokuara 22 Tetor 2026, 07:2907:29Aktualitet Mos harroni çadrat, si do të jetë moti sot 22 Tetor 2026, 07:1507:15Aktualitet Protestat në Tiranë, ‘Le Figaro’: BE-ja të marrë përgjegjësi dhe t’i kërkojë llogari Ramës 21 Tetor 2026, 22:3722:37Aktualitet