Seanca e fundit e Kuvendit pritet të shoqërohet me një tjetër protestë qytetare, e thirrur për këtë të hënë, përpara godinës së Parlamentit. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:0p, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike. Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.
Tubimi i së hënës si vijim i revoltës qytetare që vijon prej 58 ditësh, ndërsa pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara. Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.
Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

