Lajme Zone
Sot protestë para Kuvendit, policia blindon godinën për seancën e fundit plenare; në ndihmë edhe FNSH
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sot protestë para Kuvendit, policia blindon godinën për seancën e fundit plenare; në ndihmë edhe FNSH

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër kryeqytet me flamuj e pankarta në duar dhe thirrjet kundër politikës.

Kërkesa e panegociueshme e qytetarëve që protestojnë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Policia Kuvendi është rrethuar nga forca të shumta të policisë të cilët kanë bllokuar rrugën me gardh metalik. Ditën e sotme në orën 10.00 nis seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, teksa organizatorët e protestës kanë kërkuar grumbullimin para godinës që në orën 8 të mëngjesit.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër kryeqytet me flamuj e pankarta në duar dhe thirrjet kundër politikës.

Ndërkohë Kuvendi është rrethuar nga forca të shumta të policisë të cilët kanë bllokuar rrugët përrreth me gardh metalik, si dhe është devijuar qarkullimi.

Në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të FNSH-së në numër të shtuar, ndërsa janë vendosur katër furgonë të kësaj force.

Protestuesit kanë deklaruar se qëllimi i protestës është që t’u përcillet deputetëve mesazhi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual dhe kërkojnë reagim ndaj shqetësimeve të tyre.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur sloganin “Nuk na përfaqësoni!”, ndërsa kanë kërkuar ndryshime politike.

Kërkesa e panegociueshme e qytetarëve që protestojnë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante”, kanë deklaruar aktivistët.

Të martën, qytetarët protestuan para Kuvendit, duke brohoritur slogane si “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”. Protestuesit lajmëruan gjithashtu se sot në Kuvend është parashikuar të kalohen shumë ligje, mes tyre edhe Paketa e Maleve dhe se nuk do i lejonin deputetët që t’i votonin, pasi shitet Shqipëria.

Gjithashtu është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë.

Kjo do të jetë protesta e katërt qytetare që mbahet para Kuvendit. Në protestat e zhvilluara më herët para Kuvendit, një grup qytetarësh kanë qëlluar me vezë në drejtim të deputetëve dhe makinave të tyre.

sot protestë para kuvendit screenshot 5 whatsapp image 2026 07 23 at 073046 1 whatsapp image 2026 07 23 at 071426 whatsapp image 2026 07 23 at 073046 whatsapp image 2026 07 23 at 073046 2 whatsapp image 2026 07 23 at 073047 whatsapp image 2026 07 23 at 073047 1 img 8832 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Keydata: Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, arrijnë gati 2.2 mijë euro/m² në mars 23 Korrik 2026, 07:2007:20Aktualitet Ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte 23 Korrik 2026, 07:1107:11Aktualitet Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës 22 Korrik 2026, 22:2522:25Aktualitet Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Pas 'drejtoreshës së kazinove' fshihen edhe të tjerë 22 Korrik 2026, 22:1622:16Aktualitet "Ju erdhi fundi"/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës 22 Korrik 2026, 21:4321:43Aktualitet Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin 22 Korrik 2026, 21:3621:36Aktualitet