Lajme Zone
Sot Maratona e Tiranës, harta e rrugëve që do të bllokohen nga ora 08:00-16:00
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sot Maratona e Tiranës, harta e rrugëve që do të bllokohen nga ora 08:00-16:00

Eventi sportiv do të bëjë bashkë rreth 5,800 garues.Risia e këtij edicioni është gara 5 kilometra, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve.

Për shkak të maratonës, të dielën edhe disa linja të transportit publik urban do të devijohen. Sot Maratona e Tiranës Ditën e sotme, e diel 15 Nëntor në orën 08:00 nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës.

Eventi sportiv do të bëjë bashkë rreth 5,800 garues.Risia e këtij edicioni është gara 5 kilometra, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve.

Për organizimin e Maratonës janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Deri në orën 16:00, një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara. E gjithë unaza e vogël e Tiranës nuk do të ketë qarkullim të automjeteve, po ashtu bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri, siç tregohet në hartën e ilustruar. Nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rruga e Kavajës, e Durrësit, “Myslym Shyri”, rrugët e ish-Bllokut dhe kryqëzimet që të nxjerrin nga bulevardi në Rrugën e Elbasanit, do të jenë të bllokuara. Për shkak të maratonës, të dielën edhe disa linja të transportit publik urban do të devijohen.

harta e rrugëve që do të bllokohen nga ora 08:00-16:00 maratona e tiranës screenshot 33 screenshot 29 screenshot 30 screenshot 31 screenshot 32 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Për ne kush diskuton në Parlament?”, gruaja e diagnostikuar me kancer: Në Shqipëri nuk mora asnjë mjekim 14 Nëntor 2026, 18:4118:41Aktualitet Protestuesit qëllojnë me gurë Kryesinë e Kuvendit, policia shoqëron disa persona 14 Nëntor 2026, 18:2018:20Aktualitet “Rama po teston kundërshtarët brenda partisë”, Nazarko zbërthen prapaskenat e Asamblesë së PS 14 Nëntor 2026, 17:3317:33Aktualitet “Rama në burg, Berisha në burg!”/ Pas marshimit nëpër Tiranë, studentët stacionohen para Kryeministrisë 14 Nëntor 2026, 17:1917:19Aktualitet Studentët ndryshojnë itinerarin, bllokojnë kryqëzimet kryesore; thirrje qytetetarëve për t'iu bashkuar 14 Nëntor 2026, 16:4516:45Aktualitet Shqiptarët sërish në këmbë kundër Ramës/ Qindra të rinj marshim në rrugët e Tiranës, bllokohet qarkullimi 14 Nëntor 2026, 16:1616:16Aktualitet