Lajme Zone
Sot Konferenca e Kryetarëve, PD paraqet kërkesën për shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sot Konferenca e Kryetarëve, PD paraqet kërkesën për shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale

Në orën 09:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Në orën 09:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Burime për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, bëjnë me dije se PD pritet të paraqesë kërkesën për zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale.

“Kuvendi të marrë masat për zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, në mënyrë që të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht dhe të mos konsiderohet e përfunduar veprimtaria e tij, pa u marrë më parë opinioni zyrtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës”, thuhet në kërkesë. Top Channel