Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sot Konferenca e 10-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave! Zbardhet axhenda! Rama: Hap drejt Unionit (VIDEO)


Kapitulli 20 që Shqipëria pritet të mbyllë sot lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. LEXO edhe...Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027. Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. “Sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që do të zhvillohet sot në Luksenburg. AGJENDA ZYRTARE 16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave. 16:45 – Doorstep. 16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne. 17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës. 17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne. R.Xh/E.H/ReportTv.al edi rama anetaresimi ne be negociatat me be BE shqiperi konferenca nderqeveritare Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26% Jo 68.8% Nuk e di 5.1% Vota total: 626 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?