Sot pranë Liqenit të Farkës mbahet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon.” Qarkullimi i mjeteve do të jetë i kufizuar nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë. Bashkia e Tiranës ka publikuar më herët planin e masave të marra për zhvillimin e aktivitetit. LEXO EDHE:Pamje me dron/ Garuesit e ‘Tiranathlon’ përballen me sfidën e parë, notojnë në Liqenin e Farkës Rrugët që do të bllokohen janë si më poshtë: - Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”. - Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”. - Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë); -Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko” Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë: -Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht. -Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:10 Pamje me dron/ Garuesit e ‘Tiranathlon’ përballen me sfidën e parë, notojnë në Liqenin e Farkës Nga Parku Helenik i Liqenit të Farkës, të pozicionuar në vijën e ‘start’-it, garuesit e ‘Tiranathlon’ kanë nisur maratonën e tyre në 3 disiplina.Bashkia e Tiranës ka publikuar pamjet me dron të momentit kur ka nisur gara e notit duke treguar të gjithë konkurrentët që përpiqen të arrijnë sa më shpejt në anën tjetër të liqenit. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: Tiranathlon Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 55.6% Jo 37.8% Disi 6.6% Vota total: 1025 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

