Lajme Zone
Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Qarkullimi i mjeteve do të jetë i kufizuar nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë.

Sot pranë Liqenit të Farkës mbahet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon.” Qarkullimi i mjeteve do të jetë i kufizuar nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë. LEXO edhe...Braçe tregon detaje nga përplasja me protestuesen: Arvina Lleshi e ka punë të shajë e fyejë, dikush e tutelonte përmes mesazheve pa pushim nga celulari (VIDEO) Bashkia e Tiranës ka publikuar më herët planin e masave të marra për zhvillimin e aktivitetit. Rrugët që do të bllokohen janë si më poshtë: - Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”. - Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”. - Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë); -Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko” Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë: -Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht. -Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm. P.J/ReportTv.al Tirane Tiranathlon Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 57.6% Jo 35.7% Disi 6.7% Vota total: 788 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?