Lajme Zone
Sot, dita e gjashtë e protestës studentore/ Çfarë pritet të ndodhë
PolitikëCNA

Sot, dita e gjashtë e protestës studentore/ Çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë, drejtpërdre...

Ditën e sotme mbahet protesta e gjashtë studentore, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta, pritet të nisë në orën 12:00 ashtu si në ditët e tjera para Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit.

Edhe në ditën e sotme pritet të ketë pjesëmarrje masive të studentëve dhe të rinjve, ndërsa universitetet dhe shkollat e mesme janë sot pushim. Protestat zhvillohen fillimisht në mënyrë paqësore me thirrje kundër qeverisë, ndërsa situata përshkallëzohet në përplasje të dhunshme.

Tubimet kanë sjellë kaos dhe trazira në kryeqytet, ku protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash, reklamat në rrugë dhe kanë sulmuar godinat e institucioneve dhe po ashtu disa biznese të vogla.

Protestat janë shoqëruar edhe me përplasje të ashpra mes forcave të policisë dhe të rinjve, ku ka pasur disa të lënduar nga të dy palët. Gjithashtu ka pasur edhe dhjetëra protestues të arrestuar gjatë dhe pas zhvillimit të protestës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.