Lajme Zone
Soros nuk mjaftohet me kontrollin politik, tani do edhe surratet e reja
PolitikëCNA

Soros nuk mjaftohet me kontrollin politik, tani do edhe surratet e reja

Ky termi Neokratik, që tani na duhen surrate të rinj, është pjellë e falsitetit.Enver Hoxha ishte një surrat i ri në 1945. Erion Veliaj ishte i tillë në 2013.Edi Rama ishte një surrat i ri në 1998. Belinda Balluku ishte një e tillë dhe shumica e atyre që erdhën nga dritarja në politikë janë të tillë. Mos u mashtroni kaq lehtë, por shikoni nga burojnë.Asnjë i ri i paprovuar nuk meriton besim të pak

Ky termi Neokratik, që tani na duhen surrate të rinj, është pjellë e falsitetit.Enver Hoxha ishte një surrat i ri në 1945. Erion Veliaj ishte i tillë në 2013.Edi Rama ishte një surrat i ri në 1998. Belinda Balluku ishte një e tillë dhe shumica e atyre që erdhën nga dritarja në politikë janë të tillë.

Mos u mashtroni kaq lehtë, por shikoni nga burojnë.Asnjë i ri i paprovuar nuk meriton besim të pakushtëzuar. Kjo vlen për këdo, në çdo kohë dhe në çdo parti politike.

Ata që ju vijnë me katapultë janë absolutisht në shërbim të një projekti që, natyrisht, nuk bëhet për interesin publik.Alex Soros paska takuar një pjesë të madhe të Neokracisë, e cila do të jetë vazhdimi i politikës së vjetër, por me surrate të rinj.Këta janë mëkatarë pa filluar akoma të bëjnë faje. Ata kanë zgjedhur t’ia dorëzojnë shpirtin djallit dhe të kthehen në shërbim të agjendës antifamilje, antikomb dhe antiliri.

Do të na kenë përballë me çdo mjet dhe mënyrë.Soros nuk ua shet dot më sapunin për djathë qytetarëve të vendit tonë.E majta ekstreme është një krimb që ushqehet mbi konfliktin social, dezinformimin dhe kapjen e shtetit.Ky krimb duhet ndalur para se të kalbet pema. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.