Në një ‘Air Albania’ pa asnjë vend bosh, kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte duke filluar nga ora 20:45 ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në “Nations League”, përballë Finlandës. Kuqezinjtë zbresin në fushë për tre pikët që mund t’i sigurojë vendin e parë në grupin 1 i Ligës C, që do ta ngjistë kombëtaren një ligë më lart dhe i jep një shans më shumë për Evropianin 2028. Në sfidën që pritet edhe një ‘hakmarrje’ e vogël ndaj një kundërshtari që na mundi 2-1 në Helsinki, humbja e vetme në këto sezon, trajneri Rolando Maran duket se do t’i qëndrojë besnik skemës 3-4-2-1, e cila është alternativa e preferuar e tij. LEXO EDHE:Finlanda, trajneri Maran: Lojtarët e kanë kuptuar që me ego personale nuk vazhdohet! Ismajli kritika të forta: Futbolli i Sylvinho-s sot nuk ekziston Formacioni i mundshëm pritet të nisë me veteranin Berisha në portë, ndërsa në mbrojtje, treshja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë nuk ka supriza, me Hysajn dhe Pilo-n që luajnë në krah, ndërsa në qendër Asllani e Ramadani. Sulmi me tre, Muçi dhe Qazim Laçi që do të mbështesin Rey Manajn. taliani Maran ka premtuar kërkimin e golit që nga minutat e parë. "Ne do të futemi në fushë për të krijuar sa më shumë raste dhe për të shënuar. Këtë do ta bëjmë duke patur mendjen në prapavijë që të mos e pësojmë. Ndeshja kundër San Marinos ka vënë pak në pikëytje modelin tonë të lojës, por e rëndësishme është se skuadra është koshiente për atë që duhet të bëjmë dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë ndaj Finlandës”, tha trajneri i kombëtares. Pas fitores me shumë vështirësi 2-1 kundër San Marinos bënë përshtypje fjalët e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili pohoi se ‘lojtarët nuk duhet të mendojnë për lavdinë personale, por për kombëtaren’. Kur janë luajtur 4 ndeshje deri më tani, Shqipëria kryeson grupin me 9 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Bjellorusia me nga 7 pikë e San Marino në fund me zero pikë. 3 ditë pas Finlandës kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë në Hungari. UEFA ka caktuar arbitra portugez për këtë sfidë, me kryesor Joao Pinheiro, i cili ka një karrierë të njohur ndërkombëtarisht. K.T. / SI.E. K.T. Shqiptarja.com TAG: kombetarja shqiptare Finlanda Nations League Rolando Maran Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.3% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.4% Vota total: 3502 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

