Lajme Zone
KulturëShqiptarja

Sonte në Esencë, sjelljet e diktatorëve me gratë, basorelievi që u bë urë për kamionët, viti 1997 dhe Mid’hat Frashëri (VIDEO)


Sonte në Esencë do të ndiqni një udhëtim mes historisë, artit, kujtesës dhe atyre ngjarjeve që duket sikur i kemi dëgjuar, por që gjithmonë fshehin edhe një të pathënë.

Sonte në Esencë do të ndiqni një udhëtim mes historisë, artit, kujtesës dhe atyre ngjarjeve që duket sikur i kemi dëgjuar, por që gjithmonë fshehin edhe një të pathënë. Nga Lenini, Stalini, Musolini, Hitleri, Mao Ce Duni, Millosheviçi, Tito e shumë të tjerë, diktatorët, këta burra që kërkuan të snin miliona njerëz, por që, përtej pushtetit, kishin edhe një tjetër dobësi: gratë! Sa gra patën në jetën e tyre? Si i trajtuan ato dhe çfarë tregon kjo anë e panjohur e jetës së tyre për njerëzit pas figurës së diktatorit? Ndër të tjera, si i pushtonin gratë? Për këtë dhe për shumë histori të tjera, sonte në studio është Rajna Kovaçi. Amarcord na çon këtë herë në një vend ku historia takohet me artin! Në Art Museum Thanas Papa. Artisti dhe skulptori Besart Papa sjell një sekret shqiptar të Pablo Picassos, një histori që lidh Shqipërinë me një prej emrave më të mëdhenj të artit botëror me një vepër që gjendet në studion e tij! Por jo vetëm kaq! Një basoreliev, një vepër arti dhe një histori e jashtëzakonshme: Si u bë basoreliev edhe urë për kamionët? LEXO EDHE:Report Tv nis sezonin e ri televiziv/ Ekran pa ‘barriera’, lajme në kohë reale, analiza e debate politike! Rikthehet emisioni ‘112’ (VIDEO) Në Esencë Arkiv, rikthehemi në një prej viteve më të vështira të Shqipërisë moderne. Në studio me Ahmet Tufën, një rrëfim personal për ditët e vështira të vitit 1997. Kujtime, frikë, përjetime dhe ngjarje që koha nuk i ka fshirë. Çfarë ndodhi atëherë dhe si u përjetuan ato ditë nga njerëzit që i panë nga afër? Dhe, si çdo mbrëmje, Ditar nga e kaluara. Sot është 3 tetor. Një datë që, përtej kalendarit, fsheh edhe një lidhje numerike me një prej figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare: Mid’hat Frashërin. Çfarë fshihet pas kësaj lidhjeje? Pse pikërisht 3 tetori? Përgjigjet, historitë dhe të pathënat i ndiqni sonte në Esencë. Ora 21:00, çdo të shtunë në Report TV. Esencë me Eljan Taninin, sepse jeta jonë nuk është vetëm ajo që kemi dëgjuar apo lexuar. Është edhe ajo që ende nuk e kemi zbuluar. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Amarcord esence Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3931 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?