Zgjedhjet vendore të vitit 2027 po afrojnë dhe gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një prej përballjeve më të rëndësishme politike.
Në këtë kuadër, CNA ka hapur një sondazh për të matur preferencat e qytetarëve për disa prej emrave që janë përfolur si kandidatë të mundshëm të opozitës për kryeqytetin.
Në sondazh qytetarët pyeten se kë do të votonin si kandidat të opozitës për Bashkinë e Tiranës mes Florjan Binajt dhe Ilir Alimehmetit, dy emra që janë përmendur së fundmi në diskutimet për garën e ardhshme lokale.
Nëse qytetarët nuk preferojnë asnjërin prej tyre në sondazh mund të zgjedhin opsionin tjetër ose të komentojnë duke shkruar emrin e kandidatit që ata do të preferonin të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.
Mendimin dhe votën tuaj mund ta shprehni në sondazhin e mëposhtëm. Kë votoni si kandidat të opozitës për Tiranën? Florjan Binaj Ilir Alimehmeti Tjetër Sondazhi vjen në një moment kur përcaktimi i kandidatit opozitar për Tiranën pritet të jetë një prej çështjeve më të diskutuara në prag të zgjedhjeve vendore.
Rezultati i votimit do të tregojë se cili prej këtyre emrave ka më shumë mbështetje nga pjesëmarrësit në sondazh dhe nëse qytetarët preferojnë një alternativë tjetër përballë mazhorancës në kryeqytet./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

