Një shumicë dërrmuese e amerikanëve besojnë se presidenti Donald Trump nuk po merret me problemet më të rëndësishme të vendit. Sipas një sondazhi të ri të CNN, të realizuar nga SSRS, 73% e të rriturve në SHBA thonë se Trump nuk u ka kushtuar vëmendjen e duhur sfidave kryesore, ndërsa vetëm 27% mendojnë se ai ka pasur prioritetet e duhura. Sondazhi vjen në një kohë kur pakënaqësia për ekonominë mbetet e lartë dhe perceptimi për mënyrën se si administrata ka menaxhuar luftën në Iran është bërë edhe më negativ. LEXO edhe...Anthony Fauci nuk u përgjigjet pyetjeve mbi origjinën e Covid-19! Çështja e laboratorit të Wuhanit në qendër të seancës dëgjimore! Trump: Idetë e tij ishin të çmendura Afërsisht dy të tretat e amerikanëve thonë se politikat e Trump kanë përkeqësuar kushtet ekonomike dhe se vendimet e tij ushtarake në Iran kanë dëmtuar Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, rreth tre të katërtat e të anketuarve besojnë se presidenti nuk është në kontakt me problemet që përballojnë qytetarët në jetën e përditshme. Sipas CNN, niveli i përgjithshëm i miratimit për Trump ka zbritur në 34%, duke barazuar pikën më të ulët të karrierës së tij politike, të regjistruar në fund të mandatit të parë pas ngjarjeve të 6 janarit 2021. Gjysma e amerikanëve shprehen fuqimisht kundër tij, ndërsa vetëm 15% e mbështesin fort. Rënie ka edhe mes republikanëve. Miratimi për Trump brenda partisë së tij ka zbritur në 78%, niveli më i ulët i regjistruar deri tani, ndërsa vetëm 19% e republikanëve thonë se janë entuziastë për pjesën e mbetur të mandatit të tij të dytë, krahasuar me 38% pranverën e kaluar. Në çështjet kryesore të sondazhit, presidenti merr vlerësimet më të dobëta për Iranin dhe ekonominë. Vetëm 28% miratojnë mënyrën se si ai po e menaxhon konfliktin në Iran, 25% e mbështesin për trajtimin e inflacionit dhe vetëm 21% për mënyrën si po përballet me rritjen e çmimeve të karburantit. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë amerikanë besojnë se konflikti në Iran mund të zgjasë. Vetëm rreth një e katërta mendojnë se Trump ka një plan të qartë për ta menaxhuar situatën, ndërsa 62% thonë se ai nuk është një udhëheqës botëror efektiv. Sondazhi tregon gjithashtu se 74% e amerikanëve thonë se rritja e çmimeve të karburantit u ka shkaktuar vështirësi, ndërsa 71% besojnë se presidenti nuk ka bërë sa duhet për të ulur çmimet e mallrave të përditshme. Në politikën e brendshme, rezultati më i mirë i Trump arrin në 41% dhe lidhet me mënyrën se si ai trajton të drejtat e votimit dhe integritetin e zgjedhjeve. Ndërsa vetëm 39% miratojnë politikat e tij për emigracionin dhe 35% mënyrën se si administron qeverinë federale. Sipas sondazhit, amerikanët janë kritikë edhe ndaj projekteve personale të presidentit. Plot 58% thonë se ndihen të pakënaqur ose të zemëruar me projektet e ndërtimit që Trump ka nisur në Uashington, përfshirë sallën e re të ballove në Shtëpinë e Bardhë dhe rinovimin e Pellgut Reflektues. Vetëm 17% kanë një mendim pozitiv për këto projekte. Po ashtu, 57% e të anketuarve e shohin negativisht faktin që Trump fitoi më shumë se 2 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, ndërsa ushtronte detyrën e presidentit. Më shumë se gjashtë në dhjetë amerikanë besojnë se ai ka shkuar tepër larg në ndjekjen e interesave të tij personale të biznesit gjatë kohës që drejton vendin. Edhe mes republikanëve, mbështetja për projektet e tij nuk është dominuese. Vetëm 43% shprehen pozitivisht për to, ndërsa një pjesë e konsiderueshme thonë se këto iniciativa nuk kanë rëndësi. U.D/ReportTv.al donald trump SHBA sondazh Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 8758 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

